Pogba del kundër Mourinhos: Duhet të sulmojmë më shumë

E publikuar: 24/09/2018 12:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Manchester United nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi ndaj Wolverhampton Wanderers.

Djajtë e Kuq ishin në epërsi pas pjesës së parë por në fund nuk arritën ta ruanin rezultatin.

Trajneri portugez i Unitedit, Jose Mourinho edhe në këtë takim luajti një futboll mbrojtës dhe kjo gjë nuk po i pëlqen lojtarëve.

I pari që ka dal kundër ka qenë mesfushori francez Paul Pogba, që ka kritikuar mënyrën e lojës.

“Luajtëm në shtëpi dhe duhet të kishim zhvilluar një lojë shumë më të mirë ndaj Wolverhamptonit”.

“Kur luajmë në shtëpi duhet të sulmojmë, të sulmojmë dhe vetëm të sulmojmë”.

“Ky është Old Traford dhe ne këtu duhet të sulmojmë pasi kundërshtarët trembën kur ne jemi përpara”, tha Pogba.

Pogba nuk e kritikoi direkt Mourinhon, por haptazi thotë se skuadra duhet të luajë më ndryshe.

“Unë nuk jam trajneri i skuadrës, por duhet të tregojmë që kemi më shumë mundësi në lojë, kështu së paku mendojë unë. Duhet të lëvizim më shumë dhe më mirë”, deklaroi Pogba.

Pas gjashtë javësh në Ligën Premier, Manchester United ka 10 pikë duke marrë tri fitore një barazim dhe dy humbje. /Telegrafi/