Po shkëlqen në Kampionatin Botëror, Forsberg objektivi kryesor i Romës

E publikuar: 05/07/2018 21:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Emil Forsberg është njëri nga futbollistët më të mirë në këtë Kampionat Botëror.

Anësori suedez e ka ndihmuar Kombëtaren e tij të arrijë deri në çerekfinale në Rusia 2018.

Kësisoj falë paraqitjeve të mira ai është bërë objektivi kryesor i gjigantit italian Roma.

Ka qenë trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco që ka pranuar haptazi në një intervistë se i pëlqen anësori suedez.

E për mos të humbur kohë, drejtori sportiv i Romës, Monchi ka filluar kontaktet me agjentin e lojtarit.

26-vjeçarit i ka pëlqyer ideja për të luajtur në Serie A me fanellën e Romës.

Emil Forsberg (Getty Images)

Tani Roma po mendon të fillojë negociatat me skuadrën gjermane RB Leipzig që ka kartonin e lojtarit.

Për transferimin në Olimpico të Forsbergut, Roma po mendon të shpenzojë rreth 45 milionë euro. /Telegrafi/