Planifikohen pauza për freskim në ndeshjen e Superkupës mes Manchester United dhe Real Madrid

E publikuar: 08/08/2017 12:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sonte (20:45) në Shkup luhet superndeshja e Superkupës së UEFA-s, mes Manchester United dhe Real Madrid ku gjigantët e Evropës do të matin forcat për më të fortin e Evropës për sezonin 2016-2017.

Sipas rregullores së UEFA-s në këtë lojë lojtarët do të kenë pauza për rifreskim në minutën e 30-të dhe 60-të, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kjo rregull do të zbatohet nëse në terren temperaturat nuk zbresin nën 30 gradë para fillimit të ndeshjes.

Përndryshe, Jose Mourinho dhe Zinedine Zidane dje në konferencë për shtyp, temperaturat e larta nuk i kanë parë si pengesë për një lojë kualitative. /Telegrafi/