Plagoset shtatzëna, i vdes foshnja e palindur (Foto)

E publikuar: 04/08/2015 21:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pesë persona mes të cilëve edhe një vajzë 19-vjeçare shtatzënë kanë mbetur të plagosur nga disa të shtëna me armë zjarri në një rrugë në Brooklyn, New York.
Si pasojë e plagosjes me armë, 19 vjeçarja e cila ishte në muajin e 4 të shtatzënisë ka humbur foshnjën e palindur.

19-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë në spital pasi e kanë kapur 5 plumba, por edhe personat e tjerë janë në gjendje kritike për jetën.

Mediat amerikane raportojnë se autorët ishin duke kaluar me makinë dhe hapën zjarr mbi njerëzit në rrugë.

Policia Nju Jorkeze ka nisur hetimet rreth ngjarjes duke punuar për identifikimin e autorëve