Pjanic dhe Alex Sandro me kontrata të reja te Juventusi

E publikuar: 11/08/2018 02:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juventusi është afër që t’i mbyll kontratat e reja me Miralem Pjanic dhe Alex Sandro.

Sportitalia shkruan se klubi është gati t’i kënaq financiarisht dy lojtarët që kishin oferta nga klube të mëdha si Paris Saint-Germain, Barcelona dhe Manchester United.

Boshnjaku Pjanic ka kontratë aktuale deri në vitin 2021, ndërsa Juve e bleu 32 milionë euro nga Roma verën e vitit 2016.

Në anën tjetër Alex Sandro ka kontratë deri në vitin 2020, ndërsa erdhi në Juventus në vitin  2015 për 26 milionë euro.

Juventusi është në bisedime të avancuara me lojtarët  dhe agjentët e tyre.

Alex Sandro (Getty Images)

Pritet të rritet paga e tyre ndjeshëm, pasi Juventusi pret këtë vit të fitojë shumë trofe.

Zonja e Vjetër ka bërë afat kalimtar të madh këtë edicion duke harxhuar mbi 200 milionë euro. /Telegrafi/