Pixel 3 XL del në shitje ende pa u prezantuar zyrtarisht

E publikuar: 21/10/2018 11:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Google zyrtarisht do të prezantojë Pixel 3 ditën e Marte por specifikat e telefoni janë bërë të ditura prej kohësh.


Ende çudia më e madhe ndodhi sot. Sipas Engadget, një distributor në Hong Kong ka filluar të shesë telefonin përpara debutimit zyrtar.

Një gazetar i Engadget ka blerë një të tillë, një Pixel 3 XL me ekran 6.3-inç dhe 128GB memorie.


Ai ka publikuar edhe një vështrim të telefonit ku shpjegon edhe funksionet e disa gjesteve.

Telefoni fuqizohet nga një procesor Snapdragon 845 dhe 4GB RAM.

Engadget gjithashtu analizoi kamerat e telefonit dhe pa se kishte një kamër kryesor 12.2-megapiksel dhe një çift kamerash frontale 8-megapiksel.

Telefoni prezantohet zyrtarisht më 9 Tetor. /PCWorld Albanian