Philadelphia mposhtë thellë LA Lakers, kampioni në fuqi vazhdon me fitore

E publikuar: 11/02/2019 09:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Philadelphia 76ers ka vazhduar me vazhduar me fitore në NBA, pasi ka triumfuar përballë Los Angeles Lakers në derbin e mbrëmjes.

Të udhëhequr nga Joel Embiid, 76ers ka shënuar fitore me 23 pikë epërsi 143:120.

Qendra kamerunase, Embiid ishte fantastik në këtë takim me 37 pikë e 14 kërcime.

Me lojë të mirë te vendasit u dallua edhe i ardhuri ditë më parë, Thobias Harris me 22 pikë si dhe JJ Redick që shtoi 21 të tjera.

Kyle Kuzma ishte i pandalshëm tek Lakers pasi realizoi 39 pikë në këtë përballje.

Me fitore ka vazhduar edhe kampioni në fuqi Golden State Warriors që para tifozëve té vet ka mposhtur Miami Heat me dy pikë epërsi 120:118.

Ishte qendra DeMarcus Cousins që me sy gjuajtje të lira në fund të ndeshjes i dha fitoren kampionit në fuqi.

Kevin Durant me 39 pikë ishte më meritori për këtë fitore të Warriors.

Me lojë të mirë u dallua edhe Klay Thompson që shtoi 29 pikë si dhe Steph Curry që kontribuoi me 25 pikë të tjera. /Telegrafi/

Rezultatet:

Dallas Mavericks – Portland Trail Blazers 102:101

Philadelphia 76era – LA Lakers 143:120

Sacramento Kings – Phoenix Suns 117:104

Atlanta Hawks – Orlando Magic 108 :124

Golden State Warriors – Miami Heat 120:118