Peticioni për ndalimin e BREXIT-it, kalon 1 milion nënshkrime

21.03.2019 19:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Peticioni për ndalimin e BREXIT-it, kalon 1 milion nënshkrime

Një peticion që i bën thirrje kryeministres Theresa May që ta ndalojë BREXIT-in, ka arritur të marrë më shumë se 1 milionë nënshkrime, raporton RT, transmeton Gazeta Express.

Peticioni që vazhdon në uebfaqen e Parlamentit Britanik, ka arritur numrin më të madh të nënshkrimeve në krahasim me të gjitha peticionet në këtë uebfaqe.

Ky peticion vjen në kohën kur kryeministrja ndohet në Bruksel për të kërkuar nga BE-ja që të shtyhet afati për daljen e Britanisë nga blloku.

Burime nga qeveria i janë përgjigjur se “Kryeministrja e ka thënë disa herë se nuk do të ndodhë që BREXIT-i të anulohet”

Sekretari i Kryeministres shtoi: “Kryeministrja e ka bërë të qartë nëse Britania dështon të largohet nga BE-ja, do të ishte një dështim për demokracinë tonë”

Peticioni për ndalimin e BREXIT-it ka qenë trend në platformën sociale Tëitter, dhe ka ndodhur që të kemi rreth 2000 nënshkrime për një minut.

Numri më i madh i nënshkrimeve ka ardhur nga qendrat si Bristol, Edinburg, Manqester, Oksford, Londër, Kembrixh dhe Brigton.

Një peticion i njejtë ka ndodhur edhe në vitin 2016 në uebfaqen e Parlamentit Britanik i cili kishte arritur në 4 milionë nënshkrime, dhe në fakt ishte debatuar në Parlament, por mijëra nënshkrime ishin fshirë pasiqë u kuptua që dikush kishte hakuar sistemin dhe kishte shtuar në mënyrë automatike nënshkrime fallco.

Peticion tjetër i njohur në uebfaqen e Parlamentit, është edhe ai për ta ndalur vizitën e Presidentit Donald Trump në Britani, i cili kishte marrë 1.8 milionë nënshkrime.

A do të ndryshojë peticioni ndonjë gjë ?

Peticonet në uebfaqen e Parlamentit shum rrallë kanë ndikuar në ndryshimin e ligjit.

Madje as nuk garantohet se këto peticione do të debatohen në Parlament – edhe pse kërkohet që çdo peticion të debatohet në Parlament nëse ai i kalon 100.000 nënshkrime. Komiteti i peticioneve në shumë raste i anashkalojnë peticonet nëse besojnë se ato nuk mund të krijojnë ndonjë ndryshim./GazetaExpress/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Haziri viziton KBI në Gjilan në prag të Fitër Bajramit

Haziri viziton KBI në Gjilan në prag të Fitër Bajramit

Hoxha: Nevojitet përkushtim më i madh për zbatimin e reformave drejt BE-së, vonesat janë të patolerueshme

Hoxha: Nevojitet përkushtim më i madh për zbatimin e reformave drejt BE-së, vonesat janë të patolerueshme

Stoltenberg: Serbia dhe Kosova të marrin shembull Marrëveshjen e Prespës

Stoltenberg: Serbia dhe Kosova të marrin shembull Marrëveshjen e Prespës

Delegacioni gjermano-francez: Mbështesim BE-në për marrëveshjen gjithëpërfshirëse

Delegacioni gjermano-francez: Mbështesim BE-në për marrëveshjen gjithëpërfshirëse

Veseli: Franca e Gjermania përkrahin Kosovën për vizat e dialogun

Veseli: Franca e Gjermania përkrahin Kosovën për vizat e dialogun

Kryetari Mustafa ka pritur në takim delegacionin nga Gjermania dhe Franca

Kryetari Mustafa ka pritur në takim delegacionin nga Gjermania dhe Franca

Korça: Në Gjilan, kemi realizuar qindra projekte infrastrukturore brenda pesë muajve

Korça: Në Gjilan, kemi realizuar qindra projekte infrastrukturore brenda pesë muajve

Prokuroria ngrit 110 aktakuza për 24 orë

Prokuroria ngrit 110 aktakuza për 24 orë

Thaçi mysafirëve nga Parisi e Berlini: S’e heqim taksën, s’pranojmë kushte të reja për vizat

Thaçi mysafirëve nga Parisi e Berlini: S’e heqim taksën, s’pranojmë kushte të reja për vizat

Haziri me bashkëpunëtorë viziton shkollën “Don Bosko”

Haziri me bashkëpunëtorë viziton shkollën “Don Bosko”

Thaçi takohet me delegacionin gjermano-francez

Thaçi takohet me delegacionin gjermano-francez

Dhunohet nga bashkëshorti, gruaja pi detergjent që t’i japë fund jetës

Dhunohet nga bashkëshorti, gruaja pi detergjent që t’i japë fund jetës

Haradinaj takon ambasadorët e Kosovës në Francë dhe Gjermani

Haradinaj takon ambasadorët e Kosovës në Francë dhe Gjermani

Për çka po vjen delegacioni franko-gjerman në Kosovë?

Për çka po vjen delegacioni franko-gjerman në Kosovë?

Serbisë i duhet ta njohë Kosovën, thotë eksperti amerikan

Serbisë i duhet ta njohë Kosovën, thotë eksperti amerikan

Komuna e Gjilanit do të hapë zyrë të gjendjes civile në një shkollë fillore

Komuna e Gjilanit do të hapë zyrë të gjendjes civile në një shkollë fillore