Pesë viktima në aksident trafiku në Suharekë

E publikuar: 08/07/2018 15:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pesë persona kanë humbur jetën në një aksident trafiku në Biraqë të Suharekës. Lajmin e ka konfirmuar përmes një komunikate për media, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha.

“Rreth ores 13:21 minuta në magjistralen Suharekë-Duhel ka ndodhur një aksident i tmerrshëm komunikacioni me ç’rast kanë humbur jetën pesë persona: dy te rritur dhe tre femijë”. Vdekjet jane konfirmuar nga emergjenca e cila ka dalë ne vendin e ngjarjes. Aksidenti ka ndodhur në mes të një automjeti të llojit BMW dhe një autobusi”, thuhet në komunikatë./rel/