Pesë vendet e BE-së kanë vazhduar kontrollin e kufijve të Shengenit

E publikuar: 27/10/2016 13:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pesë vendet e Bashkimit Evropian (BE) kanë vazhduar kontrollin e përkohshëm në kufijtë e brendshëm të zonës Shengen “për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme që ende mbeten”, për shkak të fluksit të pakontrolluar të emigrantëve nga Turqia në Greqi dhe në gjithë BE-në përmes Serbisë dhe Maqedonisë dhe kohët e fundit përmes Bullgarisë.

endime të tilla kanë sjellë qeveritë e Austrisë, Gjermanisë, Danimarkës, Suedisë dhe Norvegjisë, bazuar në rekomandimet e Komisionit Evropian, të cilat thonë se gjenden në “rrethana të jashtëzakonshme” që të kërkojnë kontrollin e vazhdueshëm të pasaportave dhe dokumenteve të udhëtarëve, si dhe kufijtë e brendshëm të Shengenit, transmeton albinfo.ch.

Masat do të hyjnë në fuqi nga 12 nëntori dhe do të zgjasin për tre muaj, derisa të rivlerësohet nëse duhet të ketë një zgjatje të kontrollit të ri të brendshëm të Shengenit. Udhëheqësit e BE-së javën e kaluar riafirmuan vendosmërinë se fluksi i pakontrolluar i emigrantëve në Evropë nuk është ndalur plotësisht dhe një zgjidhje e përkohshme e Shengenit pa kufij të gjendet në përputhje me rrethanat e reja.

Ata gjithashtu kërkuan urgjentisht për të krijuar një rojë të fortë bregdetare evropiane për të mbrojtur kufijtë e jashtëm.