Përplasje shumë e ashpër ndërmjet Isa Xhemajlajt e Ramiz Lladrovcit

E publikuar: 14/12/2016 21:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i Nismës për Kosovën, Isa Xhemajlaj dhe kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci janë përplasur ashpër në debatin e drejtëpërdrejtë në Rubikon të KTV.

Derisa Lladrovci ia ka përmendur Xhemajlajt se ka blerë banesë, në një objekt i cili ka një pjesë pa leje.

E menjëherëshme ka qenë përgjigja e kandidatit të Nismës.

Xhemjalaj i ka thënë Lladrovcit se edhe ky do të donte t’i kishte tri banesa në Prishtinë dhe shtëpi me bazen në fshat.

Xhemajlaj ia ka kujtuar Lladrovcit që shefi i shtabit electoral të PDK-së në Drenas ka uzurpuar pronë publike.