Përpjekje për shpëtimin e djemve në një shpellë në Tajlandë

E publikuar: 08/07/2018 20:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyrtarët në Tailandë thonë se të paktën katër vetë në mesin e një grupi prej 12 djemsh dhe trajnerit të tyre të futbollit janë shpëtuar, pasi patën ngecur në një shpellë më tepër se dy javë më parë.

Kreu u operacionit të shpëtimit, tha se zhytësve do t’u nevojiten rreth 10 orë, për t’u përgatitur për fazën e ardhshme të operacionit të shpëtimit dhe se i gjithë procesi po shkon “më mirë nga sa pritej.”

Duke Speed, i cili ka qenë anëtar i marinsave amerikane, tani anëtar i grupit Trender International, i tha Zërit të Amerikës se ndalimi i përpjekjeve të shpëtimit është thjesht çështje logjistike.

Katër djemtë që u shpëtuan të dielën u çuan menjëherë në spital.

Në përpjekjet e shpëtimit që janë përqëndruar në shpellat Tham Luang, në tajlandën veriore, janë angazhuar 13 zhytës të huaj dhe 5 tajlandezë

Secili nga djemtë është planifikuar të shoqërohet nga dy zhytës.

Zyrtarët thonë se mudn të duhen 2-4 ditë për evakuimin e të gjithë djemve, por operacioni duket se po zhvillohet më shpejt se sa parashikohej.

Në Tajlandë bie shi dhe djemtë së bashku me trajnerin e tyre kanë ngecur tek një copë vend, në thellësi të shpellës së rrethuar nga uji, gjë që e shton urgjencën për shpëtimin e tyre.

Ndërkohë, niveli i oksigjenit në shpellë ka rënë, duke e vështirësuar gjendjen e djemve, që kanë pakur shumë pak ushqime dhe ujë, që nga data 23 qershor, kur ata ngecën në shpellën 10 kilometra të thellë.

Trajneri 25-vjeçar që shoqëron djemtë i ka falenderuar njerëzit për mbështetjen e tyre dhe u ka kërkuar falje prindërve për këtë ngjarje.

Presidenti Donald Trump shkroi në Twitter të dielën se qeveria amerikane po bashkëpunon ngushtë me zyrtarët tajlandezë, për shpëtimin e djemve.

https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1015947163292008451))