Përkujtohet Masakra e 9 Prillit në Kaçanik

E publikuar: 09/04/2016 12:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kaçaniku sot më 9 prill përkujton 17 vjetorin e ditës kur u masakruan shumë civilë dhe ranë heroikisht disa ushtarë. Perkatësisht, janë përkujtuar 28 dëshmorë dhe 32 martirë të rënë në betejën e Lagjes së Re dhe Rakocit në Kaçanik

Në Lagjen e Re, në betejën e 9 prillit ranë dëshmorët: Izahir Troni, Minir Thaçi, Remzi Zharku, Blerim Raka, Habit Dullovi, Raif Krivanjeva, Fatmir Horuni, Sylejman Kuka, Burim Rexha dhe civilët: Adnan Gula, Rizah Koraçi, Bedri Zharku, Aziz Axhami, Rufki Mulaku, Ramadan Spahiu, Afet Bushi dhe Maliq Zharku.

Në Rakoc, më 9 prill ranë dëshmorët: Fadil Çaka, Nehat Çaka, Faruk Dogani, Muhamet Zeneli, Ilir Zharku, Nexhmush Elezi, Luminije Raka, Jehona Raka, Emsale Frangu, Abdurrahim Shehu, Reshat Shehu, Daut Rakoci, Kjani Bela, Shefket Fera, Nexhmi Fera, Adem Rakoci, Nevzat Qallaku, Mukadeze Muhaxheri, Kadri Trena dhe civilët: Nebi Topojani, Tefik Nallbani, Maksut Nallbani, Mendu Nallbani, Jenuz Bajra, Murat Raka, Izahir Çaka, Irfete Çaka, Murkize Dogani, Mine Gashi, Hamide Rexha, Xhili Rexha, Hamid Shehu, Gili Raka, Ekrem Raka, Izijadim Frangu, Osman Livoreka, Nebih Livoreka, Haki Livoreka, Xhemajl Haziri, Bajrush Axhami, Ilaz Rakoci, Arif Raka dhe Abdullah Burrniku.