Përkujtimi prekës i vajzës për babanë e vrarë në luftë

E publikuar: 29/03/2016 15:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një vajzë nga Mitrovica ka përkujtuar babanë e saj, me rastin e përvjetorit të 17 të vrasjes nga forcat serbe. Blerina Syla ka shpërndarë në Facebookun e saj një përkujtim prekës që kishte bërë për të atij, vitin e kaluar. Atë mund ta lexoni më poshtë:

Sa her qe hyj brenda n’shpi,ty nuk t gjej…qetësia e ftohtësia n’shpirtin tem zë vend. Sot u bon 16 vjet pa ty Bab, e qdo njeri qe tka njoft sot po i kujton veprat e tua t’mira,e un s’bashku me gjyshin,mamin,axhin e hallen erdhem te varri jot,aty ku lulet e pranveres veq kishin qel e rrethu varrin tond,aty ku ti po pushon i qetë…
Kjo qika e vogel hala ka nevoj me fol me babin e saj, un gjith kisha. Nuk mundem me t gjet ty kur kam nevoj per ty,nuk mundem me t’telefonu ty kur kam nevoj me bisedu…Mungesa jote osht ni zbrazëti qe nuk po plotsohet Kurr ,e kujtimi e malli per ty kan me kon gjith pjes e jetes tem.
Bab un kam ec edhe vazhdoj me ec me shpresen qe me t’nderu…nese najher rreshqas,besom qe padashje! Kudo qe un t’shkoj kam me majt n shpirt emrin tond,e asniher skam me pas nevojen me kthy kryt mas per mu kujtu se Kush jam…
JAM BIJA E TIM ATI !
Ti bab nuk je ai qe mi ke dhuru librat e para, po je ai qe ma ka fal jeten.
Sa her t’kam pa n onderr sikur vije e m’perqafshe fort…e sa her kam ra pa ndjenja prej pa fuqis t’shpirtit. Sa her t’kam lut me m’marr te ti ,e sa her t’kam kerku O BAB ku jee ? Jeta u kon e poshter prej kur ike ti…t’lutem m’jep forc me jetu,e frym me marr deri n diten qe un kam me kon pran teje. At’her tme shlodhet shpirti …e tme shlodhet zemra. 

blerina_perkujtimi