Përfundon tryeza e VV-së, s’ka konsensus për zgjedhje

E publikuar: 25/05/2018 14:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka përfunduar tryeza e LVV-së ku u diskutua për zgjedhjet e parakohshme mirëpo partitë politike nuk u koordinuan për çuarjen e vendit në zgjedhje.

Partitë politike kanë kundërshtuar deklaratën e LVV-vë të shpërndarë në tryezën ku po diskutohet për shkuarjen në zgjedhje të parakohshme, shkruan “Zëri.Info”.

PDK kundërshtoi këtë deklaratë duke thënë se nuk janë konkluzionet e arritura nga kjo tryezë. Edhe LDK që përkrahë këtë temë është treguar kundër kësaj deklarate.

“Për ne pjesë të kësaj deklarate janë të papranueshme”, ka thënë Veliu.

Në fund Kurti ka thënë se pret nga të gjitha partitë sugjerimet për këtë tryezë.

Më këtë Kurti i ka dhënë fund kësaj tryeze. Kujtojmë që tryezën e radhës do ta organizojë AAK./ZËRI