Përfundon Liga Premier në Skoci, Celtici shpallet kampion

E publikuar: 18/05/2020 14:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Federata e Futbollit të Skocisë ka marrë vendim që të përfundojnë kampionatin para kohe.

Pas përhapjes së coronavirusit edhe në Skoci, FFS morri vendim që të përfundonte kampionati.

Në fakt kanë qenë 12 skuadrat e elitës së futbollit skocez që kanë votuar unanimisht për mos vazhdimin e garave.

Kësisoj sot FFS ka dhënë vendimin final që futbolli mos të vazhdoj, ndërsa Celtici është shpallur kampion i Skocisë.

Për skuadrën nga Glasgow ky ishte titulli i nëntë radhazi në Ligën Premier, teksa në përgjithësi ishte titulli i 51-të.

Ndërkohë skuadra që ka pësuar shumë nga ky vendim është Hearts që edhe zyrtarisht ka rënë nga elita e futbollit skocez pasi ndodhej në vendin e fundit në tabelë.

Donis Avdijaj Hearts

Kujtojmë që tek skuadra e Harts aktivizohet edhe sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Donis Avdijaj.

Në elitë nga edicioni i ardhshëm rikthehet Dunde United.