Përfaqësuesi i SHBA’së tregon datën kur mund të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi

E publikuar: 08/02/2019 00:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përfaqësuesi i SHBA’së në Këshillin e Sigurimit të OKB’së, Jonathan Cohen, ka thënë se viti 2019 mund të jetë viti i marrëveshjes Kosovë-Serbi.

Megjithatë, Cohen ka shtuar se për t’u arritur kjo, pala kosovare duhet ta shfuqizojë tarifën 100 %.

“Është momenti i duhur që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe kjo është e arritshme në vitin 2019. Për Kosovën kjo nënkupton anulimin e tarifave për Serbinë dhe Bosnjës”, tha ai.