Përfaqësimi “i pashmangshëm” i Listës Serbe në Qeveri

E publikuar: 11/10/2019 19:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kushtetuta e Kosovës përcakton që partitë e caktuara nga komunitetet, që kanë kaluar pragun e trupit zgjedhor, janë ato që flasin në emër të atij komuniteti dhe kjo vlen edhe në rastin e komunitetit serb, vlerësojnë ekspertët e çështjeve juridike kushtetuese në vend.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës, të mbajtura më 6 tetor, sipas të dhënave preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, subjekti politik nga radhët e komunitetit serb, Lista Serbe, ka marrë 6. 61 për qind të votave. Përfaqësuesit e kësaj liste kanë theksuar se kanë marrë më shumë se 95 për qind të votave nga komuniteti serb.

Por, Albin Kurti, kandidat për kryeministër nga Lëvizjes Vetëvendosje, e cila sipas të dhënave preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, është partia e parë me më së shumti vota, ka theksuar që ai nuk do t’i drejtohet Listës Serbe për pjesëmarrjen e saj në përbërjen e ekzekutivit.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë që rezultatet zgjedhore, përfshirë edhe ato të subjekteve politike të komuniteteve pakicë, sipas Kushtetutës, duhet të reflektohen në përbërjen e ekzekutivit, përbërjen e Kuvendit dhe të trupave tjerë kushtetues.

Nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, në një deklaratë për një televizion të Serbisë, ka thënë që ajo çfarë kërkon Kurti, që të ketë në Qeveri një serb tjetër që nuk i takon Listës Serbe, është e njëjtë, sipas tij, sikur Lista Serbe të kërkojë që ai të mos jetë kryeministër, por dikush tjetër. Siç ka thënë ai, e gjithë kjo është në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në Radion Evropa e Lirë.