Perez i Realit kontakton me agjentët e Sanchezit  

E publikuar: 17/09/2017 04:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Real Madridi ka vënë kontaktet e para me përfaqësuesit e Alexis Sanchez për një kalim të mundshëm të tij te Mbretërit.  

Alexis Sanchez është jashtë kontratës në fund të sezonit dhe kiliani pa një lëvizje të propozuar në Manchester City të dështojë në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.

Reprezentuesi i Kilit është gjithashtu edhe në listën e katër sulmuesve të Madridit, të cilët duan të dinë nëse Alexis është i interesuar për një lëvizje në Santiago Bernabeu, pasi do të ishte zëvendësuesi ideal i Karim Benzemës që nuk po kalon në formë të mirë.

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka kontaktuar tashmë me përfaqësuesit e Sanchezit për një marrëveshje potenciale për sulmuesin e Arsenalit.

Sanchez do ishte një shtesë e madhe edhe për afatin kalimtar të janarit, pasi mund të luaj në Ligën e Kampionëve, kur dihet se nuk po merr pjesë me Arsenalin. /Telegrafi/