Përdoruesve të Twitter që u janë mbyllur llogaritë mund të apelojnë nga aplikacioni mobil

E publikuar: 03/04/2019 18:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përdoruesit e Twitter llogaritë e të cilëve janë mbyllur për shkak se kanë shkelur rregulloren tashmë mund të apelojnë nga aplikacioni mobil.

Për funksionin e ri kompania thotë se do të ulë kohën e përgjigjeve. Gjigandi i medias social e zbuloi në një cicërimë e cila tregon një përdorues i cili kalon nëpër procesin e apelimit.

Normalisht pasi publikoni një cicërimë e cila raportohet se etiketohet, moderatorët e Twitter vendosin nëse llogaria juaj duhet të mbyllet apo jo. Përdoruesit të cilët mendojnë se llogaritë u janë mbyllur pa të drejtë, duhej të aplikonin përmes një formulari online dhe përgjigjet merrnin kohë nga pak orë deri në një javë.

Twitter thotë se funksioni i ri i raportimit do të ulët kohën e përgjigjes me 60%. Nëse Twitter arrin në përfundimin se keni shkelur rregullat, ju do të merrni një njoftim me cicërimën në fjalë së bashku me rregullin që keni shkelur.

Ju mund të zgjidhni ose të hiqni cicërimën, ose ta apeloni. Në shembullin që jep Twitter shfaqet një përdorues llogaria e të cilit është mbyllur pas bëri një kërcënim të dhunshëm.

Në apelimin e tij përdoruesit shpjegon se kërcënime ishte thjeshtë shaka për një video lojë me një mik të tij.

Lançimi i një funksioni të tillë në aplikacionin mobil është pjesë e përpjekjeve të Twitter për të qenë më transparent sesi menaxhon sjelljet e këqija në platformë. Kjo ka qenë pika e dobët e kompanisë prej vitesh. /PCWorld Albanian