Përçarje serioze mes serbëve të Kosovës para zgjedhjeve

10.09.2019 17:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Përçarje serioze mes serbëve të Kosovës para zgjedhjeve

Zgjedhjet e tetorit mund të sjellin ndryshime tektonike në skenën politike në Kosovë, jo vetëm sa i takon subjekteve shqiptare por edhe serbe. Tri parti politike kanë krijur një koalicion, i cili mund të cënojë dominimin e Listës Serbe, e cila e ka mbështetjen e plotë të Beogradit. Partia Përparimtare Serbe (SNS) e presidentit Aleksandar Vuçiq i quan këto parti madje si “përfaqësuese shqiptare të serbëve”. Partia e Vuçiqit mendon se “përfaqësusi monolit” i serbëve në Kosovë është Lista Serbe.

Të gjithë të tjerët – Partia e Pavarur Liberale, Partia e Serbëve të Kosovës dhe koalicioni i Partive Progresive Demokratike, Partia e Re në Kosovë dhe dy iniciativa qytetare të kandidatëve të pavarur me emrin „Sloboda” (“Liria”) – „nuk duan të punojnë për unitetin e korpusit nacional serb dhe në bashkëpunim me Beogradin zyrtar”, pohon partia SNS e Vuçiqit.

Vlerësimet e Beogradit për Listën Serbe janë shoqëruar gjithmonë para zgjedhjeve me kritika të ashpra ndaj kandidatëve dhe partive të tjera, deri tek frikësimi dhe presionet e mëdha ndaj zgjedhësve. Gjërat kanë arritur kulmin me vrasjen e dy kandidatëve për kryetar bashkie të Mitrovicës së Veriut: Dimitrije Janiqijeviq dhe Oliver Ivanoviq.

Në radhët e Listës Serbe është futur edhe partia e dikurshme e Ivanoviqit „Liria, Demokracia, Drejtësia” (SDP), që do të thotë se ky subjekt i është bashkuar atyre që Ivanoviqin e kanë targetuar si “tradhtar” dhe “njeri të shqiptarëve”. Ndërkohë që nënkryetari i Listës Serbe, Milan Raoiçiq kërkohet nga autoritetet e sigurisë, nën dyshimet për përzierje në vrasjen e Ivanoviqit.

„Mëkat i madh”, “turp” janë vetëm dy nga reagimet e shumta të serbëve të Kosovës, pas publikimit të lajmit se SDP e Ivanoviqit do t’i bashkohet tani Listës Serbe. Ndërsa presidenti Vuçiq dhe përfaqësuesi i Serbisë për Kosovë, Marko Gjuriq thonë se liderja e tanishme e SDP Ksenija Bozhoviq, është një “grua serioze dhe inteligjente”, e cila është “përcaktuar për politikën shtetërore të Serbisë ndaj Kosovës”.

Përçarjet

Por menjëherë pas lajmit për bashkimin me Listën Serbe, në SDP kanë filluar përçarjet. Dushan Milunoviq dhe Igor Rajçiq kanë akuzuar Ksenija Bozhoviqin për veprim të njëanshëm dhe kundër vullnetit të zgjedhësve të kësaj partie.

„Të gjithë jemi të shqetësur me vendimin e Ksenija Bozhoviqit“, thotë Milunoviq për DW. „Sa i përket anëtarëve të tjerë të SDP, ne po përpiqemi të mos i ngarkojmë ata. Duam që secili të vendosë sipas mendimit të tij, ndonëse shumica absolute mendon se nuk ka hapësirë për këtë lloj bashkëpunimi.“ SDP ka probleme të mëdha edhe me hierarki, sepse as dy vite pas vrasjes së Ivanoviqit, nuk është zgjedhur kryesia e re e partisë. Ndaj besohet se do të ketë përçarje edhe më serioze mes përfaqësuesve të kësaj partie për trashëgiminë e Ivanoviqit.

Aktualisht nuk dihet se kush është përfaqësuesi zyrtar i partisë. Bozhoviqi dhe Vuçiq thonë se shumica ka vendosur për bashkëpunim me Listën Serbe, ndërsa të tjerët pohojnë ndryshe. Aktualisht askush nuk është në gjendje të flasë me shifra të sakta se sa persona e kanë mbështetur bashkëpunimin e SDP me Listën Serbe.

Milunoviq pohon për DW se ai dhe Reljiq nuk do të bashkohen me Listën Serbe dhe do të vazhdojnë me përpjekjet për zbatimin e politikës së tyre në nivelin lokal. Ndërsa Ksenija Bozhoviq ende nuk është përgjigjur në kërkesat tona për bisedë.

Favoritët për zgjedhje

Zgjedhjet me 6 tetor do të mbahen pas dorëheqjes së papritur të kryeministrit Ramush Haradinaj, për shkak të ftesës si i dyshuar në Gjykatën Speciale për krimet e UÇK. Shumë parti politike dhe subjekte nuk kanë qenë të përgatitura për këtë lajm dhe këto zgjedhje. Por shumë analistë mendojnë se mund të ketë edhe ndryshime në pushtet dhe se në qeveri mund të futen subjekte të tjera. Ka pasur shumë negociata edhe mes dy partive të mëdha – Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosja, por ato nuk kanë mundur të dakordohen për një koalicion parazgjedhor. Koalicionet mes dy subjekteve të mëdha shqiptare mund të sjellin një shumicë të mjaftueshme, e cila nuk mund të kushtëzohet nga deputetët serbë.

Shumë analistë mendojnë se LDK dhe Vetëvendosja mund të bëjnë koalicion dhe se këto subjekte mund të krijojnë qeverinë e re, por kjo varet nga rezultati i zgjedhjeve me 6 tetor. Për pjesëmarrje në zgjedhje janë paraqitur 20 parti, katër koalicion dhe një kandidat i pavarur./DW/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Midis tensioneve në rritje pas vrasjes së një aktivisti gjeorgjian, Merkel do të takohet me Putinin

Midis tensioneve në rritje pas vrasjes së një aktivisti gjeorgjian, Merkel do të takohet me Putinin

Wi-Fi në 700 kilometra distancë, ky është rekordi teknologjik

Wi-Fi në 700 kilometra distancë, ky është rekordi teknologjik

Salihu: Politikanët po i keqpërdorin biletat VIP

Salihu: Politikanët po i keqpërdorin biletat VIP

Kurti: Gjenocidi, varret dhe masakrat janë e vërteta e Serbisë

Kurti: Gjenocidi, varret dhe masakrat janë e vërteta e Serbisë

Rama: Hap historik për Shqipërinë marrja e Presidencës së OSBE-së

Rama: Hap historik për Shqipërinë marrja e Presidencës së OSBE-së

Vuçiqit banorët e Reçakut ia kujtojnë krimet që bëri shteti i tij

Vuçiqit banorët e Reçakut ia kujtojnë krimet që bëri shteti i tij

Vjosa Osmani: Jam e bindur se koalicioni VV-LDK do të ndodhë

Vjosa Osmani: Jam e bindur se koalicioni VV-LDK do të ndodhë

I shpëtuan tërmetit/ Surpriza për Alesjon dhe Aurelin, takohen me Ronaldon dhe Buffon (Video)

I shpëtuan tërmetit/ Surpriza për Alesjon dhe Aurelin, takohen me Ronaldon dhe Buffon (Video)

Tahiri: Përpjekjet për shfuqizimin apo shtyrjen e Ligjit të pagave ka për qëllim rikthimin e kaosit

Tahiri: Përpjekjet për shfuqizimin apo shtyrjen e Ligjit të pagave ka për qëllim rikthimin e kaosit

Serbi ktheu në private tokën shoqërore në vlerë të rreth 5 milionë eurove (Video)

Serbi ktheu në private tokën shoqërore në vlerë të rreth 5 milionë eurove (Video)

Ish-ambasadori Walker e quan propagandë të Serbisë deklaratën e Vuçiqit për Reçakun

Ish-ambasadori Walker e quan propagandë të Serbisë deklaratën e Vuçiqit për Reçakun

Lista e votuesve, e papërditësuar dhe me shumë pikëpyetje

Lista e votuesve, e papërditësuar dhe me shumë pikëpyetje

BE-ja i reagon Vuçiqit për Reçakun: S’mund të mohohet ajo që ka ndodhur në Kosovë gjatë 1999-ës

BE-ja i reagon Vuçiqit për Reçakun: S’mund të mohohet ajo që ka ndodhur në Kosovë gjatë 1999-ës

Ligji për paga trazon punëtorët e sektorit publik

Ligji për paga trazon punëtorët e sektorit publik

Behgjet Pacolli sjell dhëndrin e Trumpit në Kosovë

Behgjet Pacolli sjell dhëndrin e Trumpit në Kosovë

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë për krime lufte ndaj ish-policit serb

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë për krime lufte ndaj ish-policit serb