Për herë të parë pas 2 viteve bien kambanat e kishës në Irak (Video)

E publikuar: 24/10/2016 13:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kambanat e kishës kanë rënë për herë të parë në dy vitet e fundit në një qytet të krishterë në Irak, pasi që ky vend u çlirua së fundmi nga forcat e koalicionit, të cilat e përzunë ISIS-in nga aty.

Kambanat kanë mundur të dëgjoheshin në tërë qytetin Bartella, pasi të krishterët janë ndier të sigurt për t’u kthyer në kishë për herë që parë që nga viti 2014, transmeton Express.

Forcat e koalicionit janë duke i çliruar qytet e vogla përreth Mosulit, të cilin e kanë për synim ta çlirojnë plotësisht nga grupi terrorist i ISIS.