Për formën e dobët te United, Mkhitaryan nuk e fajëson Mourinhon: Nuk dua të gjej justifikime

E publikuar: 09/02/2018 21:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Henrikh Mkhitaryan këmbëngul se nuk ka asgjë për të provuar tek tifozët e Manchester Unitedit.

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger pranoi se Mkhitaryan mund të ketë mbetur i dëmtuar nga trajtimi që i ka bërë Jose Mourinho.

Futbollisti ka qenë në formacionin startues në katër prej 18 ndeshjeve te United, duke mos plotësuar pritshmëritë prej zyrtarëve të Djajve të Kuq.

“Unë nuk dua të gjej justifikime. Nuk dua të fajësoj askënd, por jam i lumtur që gjysma e sezonit ka kaluar. Po filloj një kapitull të ri në jetën time, në karrierën time dhe jam shumë i lumtur që jam këtu”.

“Do të jem i kënaqur të arrij më shumë se ç’kam bërë në Manchester, sigurisht. Vetëm duhet të bëj çmos dhe në fund do të shoh se ku kam arritur”.

Reprezentuesi armen ka kaluar gjatë afatit kalimtar të janarit në radhët e Arsenalit si transfer i lirë prej Unitedit.

Theksojmë se 29-vjeçari në 39 paraqitjet te United ka shënuar gjashtë gola, kurse te Arsenali ka luajtur dy ndeshje duke mos gjetur rrugën e golit. /Telegrafi/