Pepe flet pas disfatës

E publikuar: 23/03/2015 10:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe mbrojtësi i Real Madrid, Kepler Lima Pepe ka folur pas disfatës nga Barcelona. Ai ka shtuar se ekipi i tij ka humbur shumë raste dhe se mund ta fitonin ndeshjen nëse do ishin më të saktë.

”Ne ndjehemi të trishtuar, sepse ishim në një pozitë luksoze pas pjesës së parë. Në kishim posedimin e topit dhe shumë shanse. Barcelona kishte një rast dhe më pas shënoi gol”. ”Pasi shënuan golin e dytë, ndeshje ndryshoi komplet. Më pas, ne më shumë luajtëm me zemër se sa me kokë”, tha Pepe./veqsport.com/