PDK: Të dhënat e mbi 1 milion qytetarëve u morën nga dhoma e përgjmeve në Telekom, VV do të shantazhoj çdo familje të Kosovës

28.05.2020 15:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
PDK: Të dhënat e mbi 1 milion qytetarëve u morën nga dhoma e përgjmeve në Telekom, VV do të shantazhoj çdo familje të Kosovës

Partia Demokratike e Kosovës ka alarmuar për skandalin e fundit të qeverisë në ikje Kurti lidhur me vizitën e paligjshme në njësitin e përgjmeve në Telekomin e Kosovës nga Kryeministri Kurti, Zëvendësi i tij, Abazi dhe ministri brendshëm, Xhelal Sveçla.

Në një konferencë për media, deputeti i kësaj partie, Sejdi Hoxha, ka thënë se të dhënat e mbi 1 milion qytetarëve të Kosovës dhe komunikimet e tyre 20 vjeçare janë në duart e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila tani e tutje do të shantazhoj secilën familje kosovare dhe qytetar të këtij vendi.

Po ashtu, PDK ka bërë thirrje Prokurorisë të veproj menjëherë me hetime dhe që organet e drejtësisë t’i arrestojnë të gjithë zyrtarët e lartë në Telekom që lejuan këtë vizitë të paligjshme të zyrtarëve të lartë të qeverisë në këtë dhomë.

Kjo është deklarata e plotë:

· Që nga dita e parë e kësaj qeverie, shihet qartë tendenca për ta pushtuar çdo institucion dhe çdo individ në mënyrë të paskrupulltë dhe në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e vendit. Edhe vendimi i fundit në mesnatë mbrëmë, për të organizuar protestën sot nga qeveria e territ, është presion direkt ndaj vendimit të ardhshëm të Gjykatës Kushtetuese.

· Megjithatë, shqetësim serioz paraqet skandali më i madh deri më tani i kësaj qeverie, siç është ndërhyrja e paligjshme në dhomën e përgjimeve në Telekomin e Kosovës.

· Qytetarët e Kosovës janë shqetësuar për veprimin e paprecedent, të rrezikshëm, të paligjshëm dhe arbitrar të kryeministrit në largim Albin Kurti, zëvendësit të tij, Haki Abazi dhe Ministrit të brendshëm, Xhelal Sveçla për hyrjen e tyre të paligjshme në dhomën e përgjimeve në Telekomin e Kosovës në muajin maj të këtij viti.

· Gjatë kësaj vizite të paligjshme dhe të rrezikshme, është konfirmuar që janë fikur për disa ditë kamerat e sigurisë që monitorojnë dhomën e serverëve të përgjimeve. Dhe nga kjo dyshohet që përmes këtyre zyrtarëve të lartë të qeverisë janë futur persona të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë marrë të gjitha komunikimet, telefonata dhe mesazhet e qytetarëve të Kosovës të ruajtura për 20 vite.

· Sot, fatkeqësisht, të gjitha komunikimet private të mbi 1 milion burrave dhe grave të Kosovës gjatë 20 vjetëve sa operon Vala dhe Telekomi i Kosovës dhe të shumë familjeve, janë tanimë në duart e Lëvizjes Vetëvendosje. Ky veprim përbën kërcënim real për çdo familje kosovare, për çdo qytetar, gazetar, pjesëtar të shoqërisë civile apo biznesmen, të cilët në çdo kohë tani e tutje mund të shantazohen për qëllime të ndryshme.

· Deri më tani, gjatë 20 vjetëve sa ruhen të dhënat personale në Telekomin e Kosovës, nga kjo qendër e përgjimeve nuk ka dal kurrë ndonjë e dhënë personale apo komunikim privat i qytetarëve të Kosovës. Të vetmit persona të autorizuar me ligj për të pasur qasje në këtë dhomë të përgjimeve janë Prokurori i shtetit, i shoqëruar nga zyrtari përgjegjës për komunikim me Prokurorinë brenda Telekomit.

· Prandaj, është urgjente që pas këtij veprimi skandaloz, të paprecedent e të rrezikshëm, organet e drejtësisë së Republikës së Kosovës, konform përgjegjësive ligjore t’i vënë para përgjegjësisë dhe ti arrestojnë zyrtartët e lartë të Telekomit të Kosovës, anëtarët e Bordit dhe Drejtoreshën Ekzekutive që kanë shkelur ligjin dhe kanë lejuar qasjen e personave të paautorizuar.

· Po ashtu, ne i bëjmë thirrje Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës që menjëherë të fillojë hetimet penale për këtë shkelje flagrante, të pa precedent, e të rrezikshme të Kryeminstrit Kurtit, Zëvendëskryeministrit Abazi dhe Ministrit të brendshëm Sveçla./Infosot/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Burri i Albulena Haxhiut: Duhet të kaloni mbi trupa njerëzish para sa të kthehet krimi në qeverisje

Burri i Albulena Haxhiut: Duhet të kaloni mbi trupa njerëzish para sa të kthehet krimi në qeverisje

Grenell fton të gjithë të respektojnë vendimin e Kushtetueses: Mezi pres të punoj me qeverinë

Grenell fton të gjithë të respektojnë vendimin e Kushtetueses: Mezi pres të punoj me qeverinë

Hoti: Koha të bashkohemi për vendin, s’ka humbur askush

Hoti: Koha të bashkohemi për vendin, s’ka humbur askush

Haradinaj: Sa më shpejt të formohet Qeveria Hoti

Haradinaj: Sa më shpejt të formohet Qeveria Hoti

Mustafa: Aktgjykimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese dëshmon se shteti i Kosovës dhe drejtësia po funksionon

Mustafa: Aktgjykimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese dëshmon se shteti i Kosovës dhe drejtësia po funksionon

LDK: Gjykata vendosi, tashmë dihet se si duhet vepruar edhe në të ardhmen

LDK: Gjykata vendosi, tashmë dihet se si duhet vepruar edhe në të ardhmen

SHBA, institucioneve dhe partive: Zbatojeni vendimin e Gjykatës Kushtetuese

SHBA, institucioneve dhe partive: Zbatojeni vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Thaçi: Kam qenë i bindur se çdo hap që kam ndërmarrë ishte në përputhje të plotë me Kushtetutën

Thaçi: Kam qenë i bindur se çdo hap që kam ndërmarrë ishte në përputhje të plotë me Kushtetutën

Konjufca: Vendimi i Kushtetueses do të shkaktojë revoltë qytetare

Konjufca: Vendimi i Kushtetueses do të shkaktojë revoltë qytetare

Kushtetuesja i jep të drejtë presidentit Thaçi për dekretin

Kushtetuesja i jep të drejtë presidentit Thaçi për dekretin

Koci: Kushdo që i qaset dhomës së përgjimeve në Telekom domosdo lë gjurmë

Koci: Kushdo që i qaset dhomës së përgjimeve në Telekom domosdo lë gjurmë

Gjasat për marrëveshje Kosovë-Serbi gjatë këtij viti shihen të vogla

Gjasat për marrëveshje Kosovë-Serbi gjatë këtij viti shihen të vogla

NISMA: E paprecedent për shoqëritë demokratike organizmin e protestave nga partia që udhëheq qeverinë

NISMA: E paprecedent për shoqëritë demokratike organizmin e protestave nga partia që udhëheq qeverinë

Kosovë: Katër raste të reja, 19 të shëruar nga COVID-19

Kosovë: Katër raste të reja, 19 të shëruar nga COVID-19

Nëntë pacientë me Covid-19 në Infektive, tre në gjendje të rëndë

Nëntë pacientë me Covid-19 në Infektive, tre në gjendje të rëndë

“Test protesta” nis me thirrjet “Duam zgjedhje”, “Albin Kurti” dhe “Vetëvendosje”

“Test protesta” nis me thirrjet “Duam zgjedhje”, “Albin Kurti” dhe “Vetëvendosje”