PDK-së i bashkohen dy ekspertë të lartë të shëndetësisë

E publikuar: 01/06/2019 17:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Samir Bytyqi, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së në qendër dhe Anëtar i Kryesisë së AAK-së në Suharekë si dhe Besmir Gegaj specialist i Reumatologjisë në Suharekë, i janë bashkuar sot Partisë Demokratike të Kosovës.

Ata i ka pritur të shtunën lideri i PDK-së, Kadri Veseli i cili ju ka dëshiruar mirëseardhje dhe u ka ofruar bashkëpunim të plotë në rrugëtimin e përbashkët politik në Dekadën e Re.

Samir Bytyqi është Specialist i Oftalmologjisë dhe Asistent në Fakultetin e Mjekësisë, ndërsa Besmir Gegaj është specialist i Reumatologjisë në Suharekë.

Partisë Demokratike të Kosovës që nga fillimi i procesit të brendshëm zgjedhor e deri tani i janë bashkuar mijëra mbështetës të rinj të profileve e profesioneve të ndryshme për të dhënë kontributin e tyre për jetësimin e vizionit të kryetarit Kadri Veseli në Dekadën e Re. /Infosot/