PDK: Rasti i Karaçevës do të duhej të diskutohej në Uashington e Bruksel

18.09.2020 18:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
PDK: Rasti i Karaçevës do të duhej të diskutohej në Uashington e Bruksel

Partia Demokratike e Kosovës ka kritikuar qeverinë pas hyrjes së trupave të ushtrisë serbe javë më parë në fshatin Karaçevë të Kamenicës. Sipas kësaj partie, edhe pas këtij provokimi nga Serbia, qeveritarët nuk e kanë prishur komoditetin e tyre. Për çka thonë se do të duhej që ky incident të diskutohej në Bruksel dhe Uashington.

Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu tha se kjo parti është e shqetësuar me shkeljen flagrante të sovranitetit të Kosovës nga xhandarmëria serbe. Sipas saj, kjo neglizhencë shtetërore, Musliu tha se është rrezik për destabilizim të vendit.

“PDK edhe më shqetësues e sheh faktin se Qeveria e Kosovës dhe institucionet e sigurisë në përgjithësi nuk e kanë prishur fare komoditetin e tyre. Dhe e kanë neglizhuar, e kaluar pothuajse në heshtje këtë provokim të rëndë të Serbisë. Reagimet sporadike sa për sy e faqe të kryeministrit Hoti, ministrit Veliu dhe organeve tjera të sigurisë janë aspak profesionale dhe jo të nivelit se si duhet të reagojmë si shtet. Kemi pritur që kryeministri Hoti këtë çështje do ta ngrisë edhe në Uashington dhe Bruksel, gjë që nuk u pa e nuk u dëgjua. Po të ndodhte e kundërta, Këshillimi i Sigurimit do të mblidhej dhe do të diskutonte për këtë skandal brenda 24 orëve”, ka deklaruar Musliu.

Derisa ka kritikuar qeverinë Hoti, Musliu ka theksuar se kjo ngjarje është menaxhuar në formën më të keqe nga gjithë akterët përgjegjës për sigurinë e vendit. Ajo ka kërkuar nga institucionet që të ofrojë siguri të plotë banorëve të brezit kufitar me Serbinë. /Sh.Pajaziti

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!

PDK: Rasti i Karaçevës do të duhej të diskutohej në Uashington e Bruksel

PDK: Rasti i Karaçevës do të duhej të diskutohej në Uashington e Bruksel

Geci përfundon intervistimin 20 orësh në Hagë, tregon se kush duhet të frikësohet nga dëshmitë e tij

Veliu – Selimit: M’ka shkarku por jeni shkarku të gjithë

Selimi pyet Veliun: A e din ku i ka kufijtë Kosova?

Veliu: Situata në Karaçevë është e qetë, duhet të mbahet nën kontroll nga organet e sigurisë

Bajrami në Uashington, merr mbështetje nga Banka Botërore

Shtetet e Quintit-institucioneve: Kundërshtoni çdo përpjekjet për të zhvlerësuar misionin e Speciales

Gjermania: Nuk është në interesin e Bullgarisë të pengojë anëtarësimin e Shkupit në BE

Kërkohet ndryshimi i ligjit për prokurim publik

​Ministri Likaj: Nxënësit e Busavatës të kthehen në shkollën e fshatit

VV tregon pse nuk e votuan rezolutën për dialogun, kërkon sërish votën e PDK-së për mocionin

Haradinaj-Stublla dhe eurodeputeti Mandl flasin për përmbylljen e dialogut Kosovë Serbi

Bulliqi: Po ia kujtoj shoqes Gane që arsimin e Kosovës e kanë shkatërruar PDK e LDK

Qytetarët: Mosvotimi i projektligjit për rimëkëmbje ekonomike është marrëzi

Deputetja e AAK-së-Vjosa Osmanit: Nuk është vetëm Vetëvendosja në sallë

Opozita me kritika për organizimin e vitit shkollor, pozita lavdëron përgatitjet