PDK nominon Kadri Veselin për kryetar të saj (VIDEO)

E publikuar: 12/01/2016 22:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbas publikimit të lajmit nga indeksonline, për mbledhjen e kryesisë së PDK’s, Fidan Jupolli n’emisionin Rrokum Roll të Televizionit Rrokum, i tregoi disa nga qëdrimet e marra në këtë mbledhje, tue u bazue në burimet e tij.

 

Pikat e diskutimit: 

1) Nuk ka nënshtrim ndaj kërkesave t’opozitës, që asht vendim i premë i PDK’s, pos nëse ka intervenime të faktorit ndërkombëtar.

2) Hashim Thaçi raporton garancinë e Isa Mustafës se ia ka siguruar votat për President.

3) Nuk ka rrotacion në qeverisje.

4) Asht marrë mbështetja unanime nga anëtarët për kandidaturën e Kadri Veselit për kryetar të PDK’s.

5) Mbas marrjes së postit të Presidentit nga Thaçi, pozitën e ministrit të Jashtëm ka me marrë Enver Hoxhaj.

Ma poshtë mundeni me i ndëgjue  qëndrimet e mbledhjes, edhe pse pritet që nesër PDK me dale me nji deklaratë zyrtare, rreth asaj çka u bisedue në mbledhjen maratonike.


J