PDK dhe Lëvizja për Bashkim nënshkruajnë marrëveshje koalicioni

E publikuar: 02/09/2019 17:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja për Bashkim kanë nënshkruar sot marrëveshje koalicioni për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.
Sipas kësaj marrëveshje, kandidatët për deputetë nga Lëvizja për Bashkim do të jenë pjesë e përbashkët e një liste me kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës.

“Kjo marrëveshje është rezultat i një bashkëpunimi tradicional në mes të dy subjekteve politike. Partia Demokratike e Kosovës vlerëson lart kontributin që Lëvizja për Bashkim ka dhënë në të kaluarën në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në Qeverinë e Kosovës por edhe në institucione të tjera qendrore dhe lokale”, thuhet në komunikatën e PDK’së.