Pavarësisht ndalesave, ajri në Prishtinë sot më i keq se dje

E publikuar: 31/01/2018 10:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Cilësia e ajrit në Prishtinë po vazhdon të mbetet shqetësuese, edhe pas masave të marra për ndalim të makinave nëpër kryeqytet. Madje, sot ajri është edhe më i keq se dje, shkruan Gazeta Express.

Në matjen e fundit nga Qendra për matjen e cilësisë së ajrit e vendosur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë që u bë në orën 09:00  është regjistruar vlerë e ndotjes 161 që konsiderohet e pashëndetshme.

Nga mëngjesi i ditës së sotme rrugët kryesore në Prishtinë janë bllokuar për vetura, përderi sa transporti urban po shfrytëzohet pa pagesë nga qytetarët.

Paknaqësitë me ajrin e ndotur që rradhitën Prishtinën në krye të listës botërore për ajr të papastër bën që sot nga shoqëria civile të organizohen protesta./Express/