Paskal Milo: Edhe Ermira Mehmeti mundte me e shty kthimin në Shkup (Video)

E publikuar: 30/01/2016 21:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përgjëgjësia e dështimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës bie direkt mbi qeverinë, por dhe mbi të gjithë akterët politikë në vend.

Kështu tha gjatë nji interviste për Televizionin Rrokum, ish-ministri i Jashtëm i Shqipnisë Paskal Milo.

Për Milon, faji kryesor asht i institucioneve të Kosovës, derisa ai nuk liron nga përgjegjësia, për gabimet rastësore, Ermira Mehmetin për të cilën tha se mund ta kishte shty’ kthimin e saj në Maqedoni, e as Sali Berishën, për mungesën e tij në këtë seancë.

Megjithatë, Milo e pranon se Sali Berisha ka autoritet te faktori ndërkombëtar.

E tue folë për diplomacinë kosovare të vitit që lamë mbas, Milo tha dështimi në UNESCO dhe mosnjohja e Kosovës nga ma shumë se 3 shtete, duhet me u ba objekt i nji analize ma të thellë për korigjimin e gabimeve.

I pyetun edhe për Gjykatën Speciale, Milo tha se ajo dhe raporti i Dick Martit ndikon në krijimin e nji përcetimi negativ ndaj Kosovës dhe reflekton jo vetëm te vendet që e kanë këtë qasje ndaj vendit tonë, por edhe në vendet përkrahëse, tue krijue efekte negative në votime mbi çashtjet e randësishme për Kosovën.