Pasi e quajti mashtrim, bosi i një prej bankave më të mëdha në botë thotë se nuk i plas fare për Bitcoinin

E publikuar: 02/11/2018 07:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

CEO i JP Morgan Jamie Dimon tha se “nuk i plas fare” për bitcoin. Gjatë një konference ditën e djeshme ai theu heshtjen e komenteve të bëra vitin e kaluar ku e quante bitcoin mashtrim.


Në Shtator të vitit të kaluar ai tha se bitcoin nuk ka për të përfunduar mirë dhe dikush do të “vritet.”

Në Janar ai u tërhoq disi nga komentet e hershme duke theksuar potencialin e teknologjisë blockchain.


Pavarësisht komenteve negative të CEO-s, JPMorgan është një prej investitorëve më të mëdha në teknologjinë blockchain.

Ditën e djeshme bitcoin festoi 10 vjetorin e themelimit. /PCWorld Albanian