Pas takimit me ambasadorët, Fatmir Limaj tregon çka u diskutua

E publikuar: 22/02/2019 13:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka përfunduar takimi që nisi rreth një orë më parë mes Ekipit Negociator me ambasadorët e akredituar në Kosovë.

Pas takimit bashkëkryesuesi i Ekipit Negociator, Fatmir Limaj ka thënë se ky takim ishte informues gjatë së cilit ambasadorët janë informuar për punën e deritanishme të Ekipit në dialog, njofton Klan Kosova.

E kur u pyet për taksën ai tha se ajo temë është e ndarë nga Ekipi dhe nuk mund të flas për këtë.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe shefja e zyrës së BE-së, Nataliya Apostollova dhe ajo e EULEX-it, Alexandra Papdopoulou.