Pas shiut, rikthehet moti me diell

E publikuar: 24/08/2016 09:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, në parashikimin javor të motit, ka bërë të ditur se sot pritet të ketë më shumë orë me diell.

Në njoftimin e IHMK-së, thuhet se situatë e ngjashme do të vazhdojë deri të premten, duke mos përjashtuar reshjet e izoluara, të cilat mund të jenë prezentë në disa lokalitete, por me intensitet të dobët.

Sipas IHMK-së vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 11- 17 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-27 gradë Celsius.