Pas dy ditëve pozitive, Bitcoin bie sërish

E publikuar: 30/11/2018 14:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bitcoin ra me 7% ditën e Premte pas një rritje pozitive të ditëve të fundit. Monedha e cila preku tabanin e 3,593 dollarëve më 25 Nëntor sipas CoinMarketCap u rrit nga mbrëmja e të Mërkurës duke shkuar në 4,400 dollarë.


Megjithatë dita e sotme filloi në tatëpjetë për bitcoin ku humbi terren me shpejtësi mëngjesin e së Premtes.

Aktualisht monedha këmbehet me 4,008 dollarë sipas CoinMarketCap, një rënie me 7.88%.


Javët e fundit kanë qenë më të vështirat për bitcoin dhe monedhat e tjera kriptografike që nga fillimi i 2018-ës.

Rënia e vlerës së monedha kriptografike shoqëruar me një shitje në masë të tyre erdhi si rezultat i frikës së ndërhyrjes nga autoriteteve si dhe vjen si pjesë e trendit negativ që i ka shoqëruar ato 2018-ta. /PCWorld Albanian