Pas dy barazimeve, Interi synon t’u kthehet fitoreve kundër Genoas – formacionet

E publikuar: 25/07/2020 18:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Interi dhe Genoa janë në skajet e kundërta të tabelës së Serisë A, që e bën këtë përballje në Luigi Ferraris, që nis në orën 19:30, edhe më interesante.

Pasi që titulli i Serisë A më nuk është i arritshëm matematikisht për Interin, skuadra e Antonio Contes do të duhet t’i japë fund ecurisë prej dy barazimeve radhazi dhe t’u kthehet fitoreve për ta siguruar vendin e nën kampionit, transmeton Front Online.

Interi po lufton me Atalantan për pozitën e dytë në tabelë, mirëpo nëse zikaltrit nuk kthjellen tani, ata rrezikojnë të bien edhe prapa Lazios, në pozitën e katërt – që do të ishte sezoni i tretë radhazi për ta në këtë pozitë.

Antonio Contes i mungon Stefan de Vrij dhe Nicolo Barella, i cili është i suspenduar, për këtë ndeshje kundër një skuadre të Genoas që e ka gejtur fitoren në momentin e duhur, me dy fitore radhazi që ia kanë mundësuar ikjen për katër pikë nga zona e rrezikut.

Skuadra e Davide Nicolas e ka një rekord të mirë kundër Interit në shtëpi, mirëpo këtë herë atyre do t’u mungojë shkaku i suspendimit Lukas Lerages, i cili e shënoi golin e fitores në derbin kundër Sampdorias.

Formacionet zyrtare të të dyja skuadrave:

Genoa: Perin; Goldaniga, Romero, C Zapata; Ankersen, Rovella, Behrami, Jagiello, Criscito; Favilli, Pinamonti.

Inter: Handanovic; Skriniar, Ranocchia, Godin; Moses, Brozovic, Gagliardini, Biraghi; Eriksen; R Lukaku, Lautaro Martinez

Interi e ka fituar vetëm njërën nga shtatë ndeshjet e fundit si mysafir kundër Genoas në Serie A. /Front Online/