Parashikimi i motit për vikend

E publikuar: 19/01/2018 17:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditëve të fundjavës do të ketë motë me reshje shiu e bore.

Sipas IHMK-së temperatura minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius

“Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik. Në këtë gjendje meteorologjike do të mbajë mot i ndryshueshëm , i përcjellur me vranësira të ç’rregullta të cilat do të shoqërohen me reshje shiu dhe bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes me shpejtësi deri 10m/s.”, thuhet në njoftim.