Paralajmërohet Pagani Huayra Hermes Edition (Foto)

E publikuar: 10/11/2015 18:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është publikuar një fotografi në të cilën shihet modeli Pagani Huayra i serisë së veçantë.

Këtë model e ka porositur biznesmeni dhe koleksionisti i automobilave, Manny Khoshbin, i cili rastësisht e ka postuar në rrjetin e tij social Instagram.
Ky model tani ka marrë emrin Hermes Edition, transmeton Koha.net.

Pagani Huayra Hermes Edition karakterizohet me çatinë me ngjyrë portokalli Hermes dhe disa elemente nga fibra të karbonit.

Për momentin, nuk janë bërë të ditur më shumë detaje, mbetet t’i kuptojmë në të ardhmen e afërt.