Paraburgim ndaj dy personave në Prishtinë për trafikim e shfrytëzim të një të miture

20.08.2019 18:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Paraburgim ndaj dy personave në Prishtinë për trafikim e shfrytëzim të një të miture

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.S. dhe A.R. për shkak të veprës penale “Trafikimi me njerëz”.

Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurve A.S. dhe A.R. iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin veç e veç, njofton kumtesa.

Gjykata ka konstatuar se janë plotësuar kushtet që t’u caktohet kjo masë të pandehurve pasi që ekzistojnë rrethana të cilat tregojnë rrezikun e ikjes së të pandehurve me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe në këtë mënyrë do të pengonin rrjedhën e procedurës penale.

Siç thuhet në njoftimin e Gjykatës, është përmbushur edhe një kriter tjetër për t’iu caktuar kjo masë ngase ekzistojnë rrethana se nëse lejohen të pandehurit të mbrohen në liri mund të asgjësojnë, fshehin provat e veprës penale, e po ashtu “duke e ditur të kaluarën kriminale tregojnë se të pandehurit do të pengojnë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në të dëmtuarën e mitur, po ashtu mënyra dhe rrethanat në të cilën është kryer vepra penale trafikimi i një të miture, shfrytëzimi i të miturës për shkak të rrethanave të vështira sociale, sjellja e mëparshme e të pandehurve të cilët dyshohen për një mori veprash penale të llojeve dhe natyrave të ndryshme, tregojnë rrezikun se nëse lihen në liri të pandehurit mund të përsëritin veprat penale të natyrës së njëjtë apo të ngjashme”.

Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Babai i futbollistit serb thotë se i biri do të luajë për Kosovën, për përjashtimin nga puna nuk flet

Babai i futbollistit serb thotë se i biri do të luajë për Kosovën, për përjashtimin nga puna nuk flet

Mjeku ‘popullor’ shqiptar që shëron me të prekur, 5 mijë € për të ngelur me shtatzanë

Mjeku ‘popullor’ shqiptar që shëron me të prekur, 5 mijë € për të ngelur me shtatzanë

Historiani: Krimet u harruan në emër të vllaznim-bashkimit në Jugosllavinë komuniste, por po na përsëritën tash

Historiani: Krimet u harruan në emër të vllaznim-bashkimit në Jugosllavinë komuniste, por po na përsëritën tash

MKRS-së: Reagimi ka me qenë i ashpër për rastin e futbollistit Ilija Ivic

MKRS-së: Reagimi ka me qenë i ashpër për rastin e futbollistit Ilija Ivic

Skandali diplomatik: Presidenti e dha lajmin e rrejshëm për njohjen nga Xhamajka

Skandali diplomatik: Presidenti e dha lajmin e rrejshëm për njohjen nga Xhamajka

Isa Mustafa kërkon që masa e reciprocitetit te koordinohet me SHBA’në

Isa Mustafa kërkon që masa e reciprocitetit te koordinohet me SHBA’në

Grupi i Punës për Veprime Financiare e vendos Iranin në listën e zezë

Grupi i Punës për Veprime Financiare e vendos Iranin në listën e zezë

Hoti: Marrëveshjet e Mynihut, në interes të Kosovës

Hoti: Marrëveshjet e Mynihut, në interes të Kosovës

Osmani: Autostrada e Anamoravës do të bëhet, korrupsioni do të ndalet

Osmani: Autostrada e Anamoravës do të bëhet, korrupsioni do të ndalet

Luan Dalipi emërohet shef i Kabinetit të kryeministrit Kurti

Luan Dalipi emërohet shef i Kabinetit të kryeministrit Kurti

Daçiq: Xhamajka nën presion për njohjen e Kosovës

Daçiq: Xhamajka nën presion për njohjen e Kosovës

Konsulli i shkarkuar e quan Konjufcën “Ministër të Burdushit”

Konsulli i shkarkuar e quan Konjufcën “Ministër të Burdushit”

​AAK organizon tryezë për taksën 100 përqind

​AAK organizon tryezë për taksën 100 përqind

Nga 1 marsi i këtij viti, e diela ditë pushimi për subjektet afariste në Skenderaj

Nga 1 marsi i këtij viti, e diela ditë pushimi për subjektet afariste në Skenderaj

Borrell telefonon Thaçin dhe Kurtin, flet për emërimin e një përfaqësuesi për dialogun dhe Ballkanin

Borrell telefonon Thaçin dhe Kurtin, flet për emërimin e një përfaqësuesi për dialogun dhe Ballkanin

20 zyrtarë të policisë të privuar nga arma për shkak të problemeve psikologjike

20 zyrtarë të policisë të privuar nga arma për shkak të problemeve psikologjike