Para ndeshjes Juventus-Bajern

E publikuar: 23/02/2016 10:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juventusi

Trajneri Alegri do të jetë përballë një misioni të vështirë në “Juventus Stadium”, pasi bardhezinjtë do të presin Bajernin që këtë sezon cilësohet si një pretendent për finalen e madhe.

“Zonja e Vjetër” vuan disa mungesa në mbrojtje pasi “shtylla” Kielini nuk është rikthyer dot në kohë së bashku me Aleks Sandron dhe Azamoah.

Lajmi i mirë për trajnerin toskan është rikthimi në kohë isulmuesit kroat Manxhukiç, i cili mund ta nisë nga stoli pasi në sulm treshja titullare mendohet të jetë: Morata-Kuadrado-Dibala.

Gjithashtu, trajneri Alegri mund të hedhë nga minuta e parë mesfushorin gjerman, Sami Kedira, pasi e vlerëson si një pikë kyçe në sfidën kundër Bajernit.

Bajern Mynih

Njësoj siJuventusi, edhe Bajern Mynihu vuan mungesa në mbrojtje pasi Zherom Boateng dhe Holger Badshtyber do ta ndjekin përballjen nga tribuna.

Mungesë tjetër për bavarezët do të jetë edhe mesfushori Havi Martinez që këtë sezon është aktivizuar pak.
Guardiola ka deklaruar se preferon të luajë me skemën 4-2-3-1, ku në sulm nuk do të jetë surpriza pasi Levandovski do të jetë pika e referimit i mbështetur nga Roben, Myler dhe Dagllas Kosta.
Surpriza në mbrojtje është rikthimi i MehdiBenatias, i cili lehtëson hallet e Pepit.