Paqueta: Milani, një ëndërr e bërë realitet

E publikuar: 30/11/2018 22:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Luca Paqueta thotë se kalimi i tij te Milani është ëndërr e bërë realitet.

Braziliani do t’u bashkohet Rossonerëve jo mël arg se në janar.

Ai ka folur për mediat para sfidës përfundimtare ndaj Flamengos.

“I jam falënderues Flamengos që më ka informuar si burrë, më shumë se si futbollist”.

“Që më ka dhënë mundësinë që të ndjek ëndrrat dhe synimet e mia. Gjithçka ndryshoi kur erdha këtu. Gjithmonë do të dua këtë klub”.

“Transferimi në Itali ishte ëndërr e bërë realitet, dhe unë di vetëm fjalën “grazie” (faleminderit), por do të tentoj të mësoj gjuhën”, deklaroi Paqueta.

Ai shtoi se do të qajë kur t’i shohë tifozët e Flamengos për herë të parë, ndërkaq tashmë ka kontaktuar me Juanin për të mësuar më shumë rreth Serie A. /Telegrafi/