Papunësia në Kosovë mbetet në nivel të lartë

19.12.2018 10:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Papunësia në Kosovë mbetet në nivel të lartë

Papunësia në Kosovë vazhdon të mbetet në një nivel tejet të lartë. Autoritetet në Kosovë, thonë se gjatë vitit 2018 kanë orientuar politikat ekonomike zhvillimore drejtë uljes së papunësisë.

Megjithatë, të dhënat për papunësinë të publikuara të hënën nga Agjencia e Statistikave të Kosovës bëjnë të ditur se shkalla e papunësisë në Kosovë në tremujorin e tretë të vitit 2018 ishte 30.7 për qind.
Lulzim Rafuna, këshilltar i ministrit të Financave në Qeverinë e Kosovës, tha se hapat konkret që kanë bërë për ngritje të punësimit janë lehtësirat fiskale që i kanë bërë sektorit privat, si gjenerator i krijimit të vendeve të punës.

“Sa i përket Ministrisë së Financave gjatë vitit 2018 kemi pasur në fokus zhvillimin e sektorin privat në mënyrë që ky sektor të jetë bartës i zhvillimit ekonomik. Ne kemi ndërmarrë hapa konkret në këtë vit të cilët kanë treguar rezultate pozitive sa i përket uljes së papunësisë dhe rritjes së sektorit privat. Masat që i kemi ndërmarrë janë lirimi i lëndës së parë të procesit të prodhimit, gjysmë produktet në proces të prodhimit, linjat e prodhimit, pajiset teknologjike e të tjera. Vendimi tjetër që është marrë që ka ndikuar në shtimin e prodhimtarisë në vend ka qenë vendimi për lirimin nga akciza”, thekson Rafuna.

Sipas të dhënave të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës për vitin 2018, thuhet se ka një rritje prej 15 për qind të kompanive prodhuese, derisa në sektorin e shërbimeve ka një rritje prej rreth 13 për qind krahasuar me një vit më parë.

Megjithatë, sipas përfaqësuesve të punëtorëve në Kosovë, niveli i papunësisë konsiderohet të jetë mjaft shqetësues.

Kryetari i Bashkimit të Sindikatës së Pavarur të Kosovë, Avni Ajdini, thotë për Radion Evropa e Lirë se qytetarët e Kosovës nuk e shohin si mundësi të mirë punësimin në Kosovë për shkak të kushteve të punës të cilat ofrohen në vend.

“Sa i përket zhvillimit ekonomik në Kosovë, ne jemi dëshmitar se nuk ka një zhvillim të duhur që të josh qytetarët e vet që të punësohen këtu, por në vazhdimësi ka synime që të emigrojnë. Politikat momentale nuk kanë dhënë ndonjë fryt që të rritet ekonomia jonë. Ekonomia e Kosovës nuk mund të rritet përmes të hyrave nga Doganat e Kosovës, por ekonomia rritet duke bërë projekte afatgjate duke hapur fabrika në ekonominë e vogël, të mesme dhe familjare”, thotë Ajdini.

Banka Botërore në raportin e saj të fundit për ekonominë në Ballkanin Perëndimor, ka vënë në pah se Kosova në vitin 2018, do të ketë rritje ekonomike prej 4.2 për qind, kurse ndërmjet viteve 2019-2020 rritja ekonomike parashihet të arrijë në 4.5 për qind.
Kjo rritje ekonomike prej 4.2 për qind, siç thekson Lulzim Rafuna nuk mund të ndikojë në rënie të madhe të papunësisë në Kosovë, por që sipas tij, kjo rritje mundëson që gradualisht të ulet niveli i papunësisë.

“Për të bërë një kërcim radikal në uljen e papunësisë jemi të vetëdijshëm që rritja ekonomike 4.3 për qind nuk është një rritje që bënë një hap të madh radikal në uljen e papunësisë, por ana pozitive është se ne çdo vit po kemi rritje ekonomike dhe më të lartën në Ballkan. Ne duhet ta mbajmë këtë trend në mënyrë që gradualisht të ulim papunësinë”, thotë Rafuna.

Në tregun e punës në Kosovë, sipas të dhënave zyrtare, çdo vit hyjnë 25 deri në 30 mijë të rinj, të cilët konsiderohen të aftë për punë.

Rezultatet e dala nga anketa e fuqisë punëtore, tregojnë se dy të tretat e popullsisë në Kosovë janë popullsi në moshë pune. Ndërkohë, shqetësues mbetet fakti se fuqia punëtore joaktive është mjaft e lartë me 58 për qind, me fokus të veçantë te femrat.

Sa u përket të punësuarve me kontrata, del se 28.4 për qind e personave të punësuar kanë kontratë të përhershme në punën e tyre kryesore, ndërkohë që 71.6 për qind kanë kontratë të përkohshme.

Sektorët ekonomikë, që prijnë me punësim, vazhdojnë të jenë tregtia, pasuar nga ndërtimtaria, arsimi dhe prodhimi. /Rel/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


SHBA-ja ua refuzoi vizat më shumë se 20 zyrtarëve të lartë të Kosovës pas taksës, thotë Tahiri

SHBA-ja ua refuzoi vizat më shumë se 20 zyrtarëve të lartë të Kosovës pas taksës, thotë Tahiri

Amerika nuk po e sheh më Serbinë si “fëmijë të keq”, thotë Daçiq

Amerika nuk po e sheh më Serbinë si “fëmijë të keq”, thotë Daçiq

Antikorrupsioni denoncon rastet e familjarizmit në punësim

Antikorrupsioni denoncon rastet e familjarizmit në punësim

Për Fukuyaman, forcimi i të së djathtës në BE është lajm i keq për Ballkanin

Për Fukuyaman, forcimi i të së djathtës në BE është lajm i keq për Ballkanin

E enjtja e përgjakshme në Gjilan: Kamioni mori gjithçka para vetes, mbyti një person dhe i lëndoi mbi 20 të tjerë

E enjtja e përgjakshme në Gjilan: Kamioni mori gjithçka para vetes, mbyti një person dhe i lëndoi mbi 20 të tjerë

Limaj, ka reaguar pas aksidentit i cili ndodhi sot në Gjilan

Limaj, ka reaguar pas aksidentit i cili ndodhi sot në Gjilan

Qerim Çoçaj është viktima e aksidentit të rëndë në Gjilan

Qerim Çoçaj është viktima e aksidentit të rëndë në Gjilan

Juniku, Klina e Istogu përfitojnë nga MIT-ja afro 1.5 milionë euro

Juniku, Klina e Istogu përfitojnë nga MIT-ja afro 1.5 milionë euro

Thaçi pranon letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Panamasë

Thaçi pranon letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Panamasë

Ministri Shala vizitoi kompaninë “Frutex”

Ministri Shala vizitoi kompaninë “Frutex”

Prokuroria e Gjilanit jep detaje për aksidentin

Prokuroria e Gjilanit jep detaje për aksidentin

Policia arreston dy persona për punim të temave të diplomave

Policia arreston dy persona për punim të temave të diplomave

Haradinaj: I tronditur nga tragjedia e sotme në Gjilan, qeveria e gatshme për t’ju ofruar ndihmë

Haradinaj: I tronditur nga tragjedia e sotme në Gjilan, qeveria e gatshme për t’ju ofruar ndihmë

Pas tragjedisë së rëndë në Gjilan, Lutfi Haziri ka aktivizuar menjëherë mekanizmat emergjentë

Pas tragjedisë së rëndë në Gjilan, Lutfi Haziri ka aktivizuar menjëherë mekanizmat emergjentë

Shtetet e BE-së nuk e fusin Arabinë Saudite në listë të zezë për shpërlarje parash

Shtetet e BE-së nuk e fusin Arabinë Saudite në listë të zezë për shpërlarje parash

Flasin dëshmitarët e aksidentit në Gjilan, thonë se ishte sulm i qëllimshëm

Flasin dëshmitarët e aksidentit në Gjilan, thonë se ishte sulm i qëllimshëm