Papa Françesku paralajmëron kundër "terrorizmit të thashethemeve"

E publikuar: 02/12/2017 22:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Papa Françesku foli me një grup priftërinjsh dhe murgeshash nga Bangladeshi lidhur me “terrorizmin e thashethemeve” siç u shpreh ai, dhe se si një gjë e tillë mund të shkatërrojë komunitetet fetare

Ai i bëri komentet të shtunën para se të kthehej në Vatikan, duke folur në Kishën e Rozarisë së Shenjtë në Dhaka.

Ai e la mënjanë fjalimin që kishte përgatitur dhe foli për 15 minuta në një monolog spontan me humor, ku i bëri thirrje audiencës që t’i trajtojnë me butësi prirjet e tyre fetare dhe i paralajmëroi se çfarë dëmi shkaktojnë “bombat” e thashethemeve kur aktivizohen në një jetë fetare të izoluar.