Panucci: Do përpiqemi të fitojmë ndaj Turqisë dhe Islandës, i lumtur që do të takoj Deschamps

E publikuar: 03/12/2018 14:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci, vlerësoi kundërshtarët që i rezervoi shorti i Dublinit, mbi të gjithë Francën.

Tekniku i kuqezinjve pranoi se francezët janë mbi çdo ekip tjetër në grup, e se pikët për kualifikimin e mundshëm do t’i kërkojnë te të tjerët.

“Për ne do të jetë e vështirë që të përballemi me kombëtaren franceze, kampione e botës në fuqi”.

“Franca është favorite e grupit, por ne do të përpiqemi të fitojmë kundër Turqisë dhe Islandës për vendin e dytë, që na jep kualifikimin”.

“Sigurisht që do jetë e vështirë, por do të përpiqemi të bëjmë diçka të jashtëzakonshme dhe ta mbyllim të dytët. Jam i lumtur të takoj Didier Deschamps, pasi bën një punë shumë të mirë dhe është një trajner klasi”, ka thënë Panucci, në një deklaratë për francezen L’Equipe, transmeton TopChannel.

Shorti për kualifikueset e Evropianit të 2020 ka vendosur Shqipërinë në grupin H, së bashkë me Francën, Islandën, Turqinë, Moldavinë dhe Andorrën.

Ndeshja e parë e Kombëtares së shqiptarëve ndaj Francës është kundër më 7 shtator 2017 në Francës, kurse e dyta në Shqipëri më 19 nëntor 2019.