Pandemia vështirëson jetën e fëmijëve me autizëm

13.12.2020 15:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Pandemia vështirëson jetën e fëmijëve me autizëm

Në Maqedoninë e Veriut, prindërit e fëmijëve me autizëm thonë se ndjehen të lënë pas dore, pasi gjatë pandemisë janë ndihmuar të gjitha kategoritë e qytetarëve të cilët janë përballur me vështirësi si nga aspekti ekonomik edhe ashtu nga ai social nga kriza e pandemisë, përpos familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara.

Ndërkohë, nga dikasteri i punës dhe politikës sociale thonë se pavarësisht se këto familje nuk janë theksuar në mënyrë të veçantë, një pjesë e tyre janë përfshirë në kategorinë e ndihmave për familjet me të ardhura të ulëta, ato me një prindër, të papunët etj.

Por, prindërit me fëmijë me autizëm thonë se duhej të kishte një pako të veçantë të ndihmave për këto familje.

Zoran Mijallkov drejton organizatën joqeveritare, “Sploteni Srca”. Ai është prind që ka dy fëmijë me autizëm. Mijallkov thotë për Radion Evropa e Lirë se ndjehet i indinjuar se shteti këtë kategori të familjeve i ka lënë në harresë, ndërkohë që përballen me probleme të shumta.

“Shumë familje që kanë fëmijë autik ishin të parët që mbetën pa punë, pasi pronarët i larguan ata ngase orari i punës dhe angazhimit është specifik, sepse një familje me fëmijë autik e ka shumë të vështirë të veproj përkatësisht të punoj me orar të plotë”, thotë ai.

Sipas tij, së fundmi ka qenë një rast në Shkup, ku nëna vdes si pasojë e komplikimeve nga koronavirusi dhe tani prindi tjetër, babai i një vajze me autizëm, duhet ta braktisë vendin e punës që të mund të kujdeset për të.

Pastaj, sipas tij, problem është mbyllja dhe lëvizja e kufizuar, e cila e ka pamundësuar sigurimin e ilaçeve që i marrin këta fëmijë në vendet evropiane.

“Duhet pasur parasysh se prindërit me fëmijë autik duhej t’u mundësohej një status i veçantë sa i përket marrëdhënies së punës në kushte pandemie edhe sigurimin e mjeteve materiale pasi janë rritur shpenzimet dukshëm gjatë kësaj periudhe sa zgjat pandemia e koronavirusit”, thotë Zoran Mihajlovski.

Emsha Ferati është nënë e një 14 vjeçari me autizëm. Ajo për Radion Evropa e Lirë thotë se gjatë këtyre muajve është e detyruar të shmangë autobusin urban për të mos e ekspozuar djalin e saj ndaj rrezikut të infektimit, kështu që për të arritur në shkollën speciale ku mban mësim i biri, ec për çdo ditë disa kilometra përkatësisht më shumë se 30 minuta.

Zonja Ferati thotë se autoritet përkatëse të shtetit, të paktën duhet të sigurojnë transportin e organizuar urban për këta fëmijë.

“Unë me djalin tim Artimin nuk e shfrytëzoj transport publik, pasi ndjehem më rehat të eci në këmbë sesa të shfrytëzoj transportin sepse transporti urban nuk është i sigurt në këto rrethana që ka shkaktuar pandemia, ndërkohë që fëmijët me autizëm e kanë problem të ruajnë distancën, pra ka probleme të shumta”, thotë Emsha Ferati .

Edlira Destani, psikologe në kuadër të organizatës joqeveritare “Duam Ylberin” ku po trajtohen dhjetëra fëmijë, për Radion Evropa e Lirë thotë se fëmijët me autizëm, pas një kohe arrijnë që tu përshtaten rregullave që ka imponuar koronavirusi.

“Normalisht nëse në përgjithësi në të gjithë popullatën arrihet një rregull i mirëfilltë për respektimin e masave besoni se edhe fëmijët me nevoja të veçanta pasi kanë mësuar respektimin e masave të caktuara , ata që mund ti kuptojnë kërkojnë me këmbëngulje që edhe të tjerët ti respektojnë të njëjtat , dhe reagojnë kur këto masa që kanë të bëjnë me frenimin e koronavirusit nuk respektohen nga qytetarët e tjerë”, thotë psikologja Edlira Destani.

Prindërit e fëmijëve me autizëm theksojnë se një pjesë e madhe e tyre kanë marrë shërbime profesionale të shëndetit mendor për trajtimin e traumave të tyre me ç’ rast kanë theksuar nevojën e përmirësimit të mbështetjes sociale.

Organizatat që në fokus kanë të drejtat e fëmijëve me autizëm kanë theksuar se sa më parë duhet hartuar një regjistër i personave me autizëm në Maqedoninë e Veriut si shtyllë kryesore për hartimin e politikave të mëtejme për inkorporomin e kësaj kategorie në shoqëri.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Përfaqësuesit e Luginës të përçarë, Ragmi Mustafa i thotë Shqiprim Arifit “mos iu zgërdhij Vulinit”

Përfaqësuesit e Luginës të përçarë, Ragmi Mustafa i thotë Shqiprim Arifit “mos iu zgërdhij Vulinit”

Të gjitha vendimet që mori sot Qeveria

Të gjitha vendimet që mori sot Qeveria

Rishfaqet Shefqet Krasniqi ka një kërkesë për Kurtin e Osmanin

Rishfaqet Shefqet Krasniqi ka një kërkesë për Kurtin e Osmanin

Shoqata e Gastronomëve jep detaje për masat e reja, muzika do të jetë e lejuar deri në 21:45

Shoqata e Gastronomëve jep detaje për masat e reja, muzika do të jetë e lejuar deri në 21:45

Qeveria e Kosovës vendos masat e reja anti-Covid-19

Qeveria e Kosovës vendos masat e reja anti-Covid-19

Vonesat me sigurimin e vaksinave, ministri Vitia e fton në takim Bekim Haxhiun e PDK’së që tha se ka kontakt me një kompani

Vonesat me sigurimin e vaksinave, ministri Vitia e fton në takim Bekim Haxhiun e PDK’së që tha se ka kontakt me një kompani

Rama në Kukës: Më mungon Thaçi, i dërgoj një përqafim, ja pse aeroporti quhet “Zayed”

Rama në Kukës: Më mungon Thaçi, i dërgoj një përqafim, ja pse aeroporti quhet “Zayed”

Belgjika bën thirrje për përfundimin e dialogut Kosovë – Serbi me një marrëveshje historike

Belgjika bën thirrje për përfundimin e dialogut Kosovë – Serbi me një marrëveshje historike

Obradoviq: Dokumenti jozyrtar për ndryshimin e kufijve i jep karburant Kurtit

Obradoviq: Dokumenti jozyrtar për ndryshimin e kufijve i jep karburant Kurtit

11 viktima e 364 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

11 viktima e 364 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Mosbesim ndaj vaksinave si pasojë e  lajmeve të rreme

Mosbesim ndaj vaksinave si pasojë e lajmeve të rreme

Mbyllet spitali Covid-3 në Tiranë, shkak bëhet ulja e numrit të pacientëve

Mbyllet spitali Covid-3 në Tiranë, shkak bëhet ulja e numrit të pacientëve

Të ndryshojë preambula për Kosovën në kushtetutën serbe, Daçiq: Histori boshe

Të ndryshojë preambula për Kosovën në kushtetutën serbe, Daçiq: Histori boshe

Mbetet ora policore, hapet gastronomia – këto janë masat që pritet t’i miratojë sot Qeveria

Mbetet ora policore, hapet gastronomia – këto janë masat që pritet t’i miratojë sot Qeveria

Vuçiq flet për mundësinë e ndryshimit të kufijve në Ballkan dhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

Vuçiq flet për mundësinë e ndryshimit të kufijve në Ballkan dhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

Kurteshi: Shumica e medieve në Kosovë – produkt i krimit të organizuar

Kurteshi: Shumica e medieve në Kosovë – produkt i krimit të organizuar