“PAN-i ka 62 vota?”

E publikuar: 30/06/2017 17:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Burime të sigurta brenda koalicionit PAN, i kanë thënë portalit Koha.net se kanë konfirmuar votën pro të tre deputetëve nga LAA.

Pa dashur që të përmend emra konkret, ky burim ka thënë me siguri të plotë se tashmë PAN-i ka 62 vota.

Burimi ka mohuar se bëhet fjalë për të gjithë deputetët e AKR-së, por ka lënë të kuptohet se njëri prej tyre mund të jetë Labinot Tahiri.

Gjatë këtyre ditëve është përmendur se Teuta Rugova dhe Naser Rugova mund të kenë marrë vendim për të përkrahur PAN-in, por Koha.net, nuk ka qenë në gjendje ta konfirmojë këtë.

Kujtojmë se krerë të PAN-it kanë deklaruar vazhdimisht se i kanë numrat dhe se po presin konstituimin e Kuvendit për të bërë Qeverinë.