Palmer: Marrëveshja e Prespës është një arritje e jashtëzakonshme diplomatike

E publikuar: 28/02/2019 14:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Marrëveshja e Prespës është një arritje e jashtëzakonshme diplomatike. Padyshim është arritja më e rëndësishme diplomatike në rajon nga Marrëveshja e Dejtonit, ka vlerësuar zëvendës ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së, Methju Palmer në takimin me gazetarët në Greqi, transmetoi agjencia greke e lajmeve ANA-MPA. Ai ka shtuar se kreativiteti, vullneti i mirë dhe marrëdhëniet e fuqishme midis njerëzve të cilët ishin të angazhuar për negociatat kanë ndihmuar të arrihet marrëveshja.

“Palmer, gjithashtu, i ka dërguar porosi vendit fqinj se zbatimi i marrëveshjes është çelësi për progresin e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt integrimit në BE. E ka theksuar nevojën që autoritetet në Athinë dhe Shkup të punojnë bashkërisht që të gjejnë mënyra, të përballen dhe me efikasitet t’i zgjedhin të gjitha pikat e mospajtimeve që mund të dalin gjatë zbatimit të Marrëveshjes së Prespës, por edhe të fokusohen në fotografinë e madhe, të përforcimit dhe thellimit të marrëdhënieve të tyre edhe në rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut”, shkruan ANA-MPA.

Lidhur me rolin e Rusisë, ka thënë se Moska punon kundër Marrëveshjes së Prespës, por edhe se do të vazhdojë me ato procedura “në mënyrë në të cilën do të tentojë ta minojë zbatimin e Marrëveshjes”.

“Rusët preferojnë konteste dhe trazira në këtë rajon dhe deri në një shkallë të caktuar mosbesim midis shteteve të Ballkanit Perëndimor”, ka tha thënë Palmer dhe ka  shtuar se Rusia punon kundër gjithçkaje që hap rrugë drejt NATO-s dhe BE-së.

Zëvendës ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së, ka thënë se Marrëveshja e Prespës është veçanërisht e rëndësishme edhe për tërheqjen e investimeve në Greqi.