Pajtimi i pushtetit dhe opozitës, mision i vështirë i Pendarovskit

14.05.2019 17:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Pajtimi i pushtetit dhe opozitës, mision i vështirë i Pendarovskit

Procesi i pajtimit mes pushtetit dhe opozitës është një nga gjeneratorët që dikton procesin e përmbushjes së reformave, me këtë dhe hapjen e dyerve të Bashkimit Evropian për Maqedoninë e Veriut, theksojnë njohësit e çështjeve pulitke.

Këto komente vijnë pas zotimit të presidentit të ri të shtetit Stevo Pendarovski se angazhimi i tij parësor do të jetë pajtimi kombëtar dhe zhbërja e hendekut mes pushtetit dhe opozitës për çështjet që kanë të bëjnë me interesat e shtetit.

Njohësi i çështjeve politike Petar Arsovski, për Radion Evropa e Lirë thotë se procesi i integrimeve paraqet pikën e vetme të kryqëzimit të interesave të pushtetit dhe opozitës, megjithëse shton se realizimi i reformave që kërkohen nga Brukseli nga të dyja palët shikohen nga qasje krejtësisht të ndryshme.

“Mendoj se pajtimi për të cilin flet presidenti i ri i shtetit ka të bëjë me pajtimin politik mes pushtetit dhe opozitës dhe fillimin e dialogut politik përkatësisht bashkimin drejt asaj kah është e orientuar Maqedonia e Veriut dhe ajo është procesi i integrimeve drejt Bashkimit Evropian përmes një narrativi politik”.

“Kuptohet që të jetë funksional ky proces duhet të fillohet me përfshirjen politike duke e përfshirë opozitën në projektet politike, duke i dhënë më shumë hapësirë opozitës”, thotë Arsovski, sipas të cilit procesi i përfshirjes duhet filluar nga diku dhe për momentin, Presidenca si institucion ka më shumë hapësirë për ta realizuar këtë synim përmes vendosjes së themeleve të shëndosha të dialogut politik mes opozitës dhe pushtetit për çështje me interes shtetëror, veçanërisht në pjesën që ka të bëjë me marrëveshjen e Prespës dhe fatin e Prokurorisë Speciale”.

​Por, Besa Kadriu, ligjëruese e shkencave politike në Universitetin e Evropës juglindore në Tetovë, thotë se pavarësisht se agjenda evropiane është pika që lidhë angazhimin e pushtetit dhe opozitës, forma se si shihet realizimi i reformave paraqet një hendek të thellë.

Kadriu megjithatë shton se edhe këtij angazhimi të Presidencës do t’i duhet ndihma e faktorit ndërkombëtar.

“Situata aktuale të paktën në atë këndvështrimin fillestar jep një opinion se gjërat fillojnë të lëvizin nga e mbara, jo se për këtë angazhohen me veprime konkrete strukturat udheheqëse në pushtet, por për shkak të dëshirës së madhe të tyre për t’iu bashkangjitur strukturave euroatlantike”.

“Në këtë drejtim, edhe pse kam një dozë të skepticizmit gjërat do të mund të fillojnë të ecin në drejtim të duhur vetëm e vetëm për të qenë më funksional shteti për të marrë kahjen e duhur sistemi i drejtësisë dhe për më tepër se kaq, për të ecur drejt aderimit në strukturat euro-atlantike Maqedonia e Veriut”.

Megjithatë, edhe presidencës do t’i duhet ndihma e faktorit ndërkombëtar që të shtyjë përpara këto procese në përputhje me kompetencat që ka presidenti i shtetit”, thotë Kadriu.

Ndryshe, presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, menjëherë pas marrjes së detyrës është zotuar se do të luftojë kundër ndasive në shoqëri, se do t’i mbrojë të drejtat e pakicës politike dhe se në mënyrë maksimale do të angazhohet për përfundimin e anëtarësimit të plotfuqishëm të vendit në BE dhe NATO.

Presidenti i ri i shtetit ka theksuar se rreth integrimeve euroatlantike në nivel retorik ekziston pajtim i plotë midis subjekteve relevante politike, megjithatë modalitetet për realizimin e tyre në të cilat ata besojmë janë të ndryshme dhe ka ndasi të thella.

Ideja e pajtimit kombëtarë më herët u promovua nga ana e kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev, pas çka pasoi amnistia e deputetëve të akuzuar të opozitës maqedonase për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit në parlamentin e Maqedonisë së Veriut.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Deputeti i VV’së thotë se Thaçi nuk është dashur të shkonte në Hagë si president i Kosovës

Deputeti i VV’së thotë se Thaçi nuk është dashur të shkonte në Hagë si president i Kosovës

Kadrijaj: Votova kundër Gjykatës Speciale, do të votoja edhe për zhbërjen e saj

Kadrijaj: Votova kundër Gjykatës Speciale, do të votoja edhe për zhbërjen e saj

Brukseli: BE të përgatitet për një bashkëveprim të COVID-19 me gripin sezonal

Brukseli: BE të përgatitet për një bashkëveprim të COVID-19 me gripin sezonal

Mbyllen vendvotimet në Maqedoninë Veriore, dalja në votime 50,86 për qind

Mbyllen vendvotimet në Maqedoninë Veriore, dalja në votime 50,86 për qind

Si ambasador e përkrahu , tani Bosch e vlerëson të çuditshme Gjykatën Speciale

Si ambasador e përkrahu , tani Bosch e vlerëson të çuditshme Gjykatën Speciale

Mbytet në plazhin e Shëngjinit një 71 vjeçare nga Podujeva

Mbytet në plazhin e Shëngjinit një 71 vjeçare nga Podujeva

Shënohet viktima e 115 nga Covid-19 në Kosovë

Shënohet viktima e 115 nga Covid-19 në Kosovë

Posta solidarizohet me Telekomin, kërkon nga shteti të marrë seriozisht situatën e krijuar

Posta solidarizohet me Telekomin, kërkon nga shteti të marrë seriozisht situatën e krijuar

Sukses i vaksinës “Moderna”, prodhoi anti-trupa te të gjithë njerëzit ku u testua

Sukses i vaksinës “Moderna”, prodhoi anti-trupa te të gjithë njerëzit ku u testua

​Ujësjellësi bën thirrje të ruhet rrjeti i kanalizimit

​Ujësjellësi bën thirrje të ruhet rrjeti i kanalizimit

Përfundon intervistimi i Thaçit në Hagë, vazhdon nesër

Përfundon intervistimi i Thaçit në Hagë, vazhdon nesër

​KSHZ: Dalja e votuesve deri në ora 17:00 është 38.78 për qind

​KSHZ: Dalja e votuesve deri në ora 17:00 është 38.78 për qind

Edhe pas 5 orësh Specialja po vazhdon ta intervistojë Presidentin Thaçi

Edhe pas 5 orësh Specialja po vazhdon ta intervistojë Presidentin Thaçi

Edhe dy të vdekur nga COVID-19, shkon në 114 numri i viktimave  në Kosovë

Edhe dy të vdekur nga COVID-19, shkon në 114 numri i viktimave në Kosovë

​126 raste aktive me Covid-19 në Gjilan

​126 raste aktive me Covid-19 në Gjilan

​Abrashi: Së shpejti nisim procedurat për ndërtimin e tranistit të Klinës

​Abrashi: Së shpejti nisim procedurat për ndërtimin e tranistit të Klinës