Pacolli uron shqiptarët për Ditën Verës

E publikuar: 15/03/2016 00:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryesuesi i delegacionit të Kosovës për kartonin e gjelbër në Bruksel, Rrahim Pacolli ka bërë sot një urimi i cili duket se ka qenë i vetmi nga personalitetet publike kosovare që është kujtuar për një urim të tillë. Më poshtë e keni postimin e plotë të z. Pacolli për ta kuptuar edhe urimin e tij.

Postim i plotë në facebook:

Urime të gjithë shqiptarëve anekënd botës 14 marsin, Festën e Verës. Festë kjo me origjinë të lashtë pagane. Kjo festë arbëreshe e trashëguar në veçanti nga qytetarët e VALM-it, Elbasanit. Kjo festë ishte dashtë që të jetë një festë e cila do t`i bashkonte të gjithë shqiptarët duke u festuar në të gjitha trojet ku flitet gjuha shqipe. Këto festa tregojnë qartë të kaluarën tonë e cila pretendon të mohohet nga serbo-sllavët, për t`i përvetësuar vlerat tona kombëtare të cilat datojnë qysh para lindjes së Krishtit siç është edhe Festa e Verës.(sic)/Infosot/