Pacolli tregon gjendjen e tmerrshme të papastërtisë në Kryeqytet (Foto)

E publikuar: 04/09/2015 12:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli ka treguar disa pamje të tmerrshme të pastërtisë në Kryeqytet. Me këtë rast, ai ka thënë se shkak i papastërtisë dhe rrjedhjes së ujit nga pishina e Gërmisë kishte vdekur një i ri.

Lexojeni të plotë reagimin e Pacollit:

Dëshpërimi i radhës, fundi i veres, dhe sapo përfundova pushimet me familje, me mallin tim për tu kthyer në Prishtinë, dhe dëshpërimi i radhës, të gjitha rruget e kryeqytetit janë larg tek një kryeqytetit Europian, kudo që shiqoja me bënte të dëshperohemi edhe një herë, nga dembellaku dhe kultura e jonë.

Mjafton të shiqoni fotografitë, dhe jam i sigurt që edhe ju do të dëshpëroheni.

A thua a ju pengon kjo këtyre njerëzeve përgjegjës për këtë kaos, apo duhet të shëmbet ndo një koder e kryeqytetit për të reaguar dikush.

Po ashtu të njëjtën mbrëmje, ndodhi një fatkeqësi ku një i ri 25 vjeçar humbi jetën shkaku ujit të pa kontroll që ridhte nga Pishina e Germisë, dhe e kishte përmbytur rrugen që pastaj rezultoi me një aksident fatal. Vetëm pasi ndohi kjo tragjedi, në atë natë dolen dhe pastruan rrugen gjithë natën.